• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FLASIN EKSPERTËT/ Tregu i mbushur me Euro, Leku forcohet dhe ndaj Dollarit
Home
Ekonomi

FLASIN EKSPERTËT/ Tregu i mbushur me Euro, Leku forcohet dhe ndaj Dollarit

12 May, 2021 F.autor Ekonomi

Leku ka njohur një forcim të papritur këtë javë, duke çuar në nivelin 101.2 Dollarin amerikan dhe 122.8 Euron. Ky është një nga nivelet më të ulëta që ka regjistruar në treg monedha e përbashkët europiane, duke dhënë sinjale sipas ekspertëve të ekonomisë se tregu është i mbushur me euro.

Artan Gjergji thotë se nisja e ardhjes së flukseve të turistëve ka sjellë Euro në tregun vendas, ndërsa bllokimi i kufijve po jep efekt të kundërt, duke ulur interesin e shqiptarëve për të kërkuar valutën e huaj.

“Kemi dukurinë e ardhjes së turistëve, sidomos në fundjavën e Pashkëve që vlerësohet në 15-20 milionë Euro shpenzime, ndërsa vetë shqiptarët po rrinë brenda dhe nuk ka kërkesë për euro, po ashtu kemi dhe nivel të rritur të remitancave duke mbajtur shumë valutë në treg”.

Ekspertët e ekonomisë thonë se gjithmonë në kursin e këmbimit ndikon dhe faktori i parasë informale, por ajo nuk mund të matet. Dobësimi i Euros për ta ka ardhur në një periudhë kur kompanitë historikisht transferojnë fitime jashtë dhe si rezultat kjo valutë e huaj duhet të forcohet.

“Është pak kontradiktore sepse është periudhë që duhet të ketë forcim të Euros për shkak të mbylljes së bilanceve të sipërmarrjeve dhe që bëjnë dërgesa jashtë, por gjithmonë ka efekt edhe informaliteti.”

Ekspertët presin një normalizim të kursit të këmbimit valutor, por Euro mund të qëndrojë e ulët nëse gjatë sezonit turistik udhëtimet jashtë vendit të shqiptarëve do të vazhdojnë të jenë të bllokuara. Aktualisht Euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë duke iu afruar edhe rekordeve historike të vendosura në verë të 2018-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA FRANCA/ Juventus kërkon ndryshime në verë, i ofron PSG-së yllin e skuadrës...
Previous article ALFRED PEZA/ Në 25 prill u ndëshkua me votë modeli i antisistemit

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT