• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLASIN ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë PROBLEM ndërkombetar, të ndihmojë kush të mundet
Home
Aktualitet
Kronikë

FLASIN ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë PROBLEM ndërkombetar, të ndihmojë kush të mundet

28 July, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Këto ditë kur Shqipëria është gjendur përpara sulmeve të paprecedenta kibernetike, informacioni, ai i sakti, është jetik. Prandaj edhe në morinë e lajmeve shpesh të paqarta, të paplota e të pasakta, mendimi i ekspertëve të fushës bën diferencën. Ekspertët e IT dhe ata të sigurisë janë njerëzit më të besueshëm e që kanë informacionet kyçe në lidhje me atë që po ndodh këto kohë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.

Dhe ekspertët kanë folur në rrjetet sociale, median online dhe ekrane televizive, duke u takuar në një pikë të përbashkët: që çështja të mos politizohet, që me të të mos abuzohet dhe në këtë moment delikat, kush mundet, përmes ekspertizës së tij, të ndihmojë vendin për të tejkaluar këtë moment të vështirë.

Që edhe qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh, më poshtë po sjellim disa opinione dhe argumente ekspertësh të sigurisë, të cilët i kanë mbështetur ato me fakte dhe analiza profesionale. Kështu, eksperti i sigurisë, Ermal Jauri, u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania, se sulmet kibernetike janë rrezik po aq i madh sa ato fizike, duke iu referuar këtu luftës Ukrainë-Rusi. Më tej ai solli shembullin e Stoltenberg, i cili në një samit të NATO-s u shpreh po njësoj, madje pas kësaj koncepti i ri strategjik i NATO-s ndryshoi.

Nisur nga situata e fundit në Shqipëri, kur sistemet u pezulluan, Jauri u shpreh se i bënte përshtypje sesi, në një sulm me armë çdo i ri do ishte paraqitur për të marrë armën e për të luftuar, ndërsa në këtë rast, askush nuk u paraqit për të dhënë ndihmë. “Kemi inxhinierë të mrekullueshëm, të cilët punojnë nëpër kompani shqiptare, kemi inxhinierë, IT dhe specialistë të jashtëzakonshëm që janë në sektorë të ndryshëm privat në Shqipëri dhe askush nuk u vetofrua që sot jemi përballë një agresori që ka sulmuar Shqipërinë”, u shpreh eksperti. Ai shtoi gjithashtu se, fatkeqësisht, as në Shqipëri, as në botë nuk investohet sa duhet në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ndërkohë, eksperti i IT, Gentian Progni, u shpreh pak ditë më parë në MCN se “Mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave. Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm.” Ai shtoi gjithashtu se shumë nga portalet dhe bizneset që ai menaxhon janë sulmuar gjithashtu, çka tregon se shënjestra e hakersave nuk ka qenë thjesht qeveria shqiptare, por Shqipëria në tërësi.

Një tjetër ekspert i sigurisë, profesor Xhavit Shala, u shpreh se lajmet për sulme në Shqipëri janë normale, duke qenë se në vendin tonë janë të strehuar refugjatë që i përkasin organizatës “Opozita Iraniane.” Shala ka theksuar se  nuk është çudi që shërbimet inteligjente të kenë rekrutuar njerëz nga Shqipëria, duke qenë se dhe objektivi është vendi ynë. Sidoqoftë, ai pohoi se agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë vazhdimisht për të parandaluar ngjarje të tilla. Në këtë linjë analize ishte në intervistën dhënë për Top Channel edhe Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë. “Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla.

Pas sulmit rus në Ukrainë, edhe ekspertët ndërkombëtare po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomware) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan” edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi, vetëm pak ditë më parë faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCERTI NË SHESH/ Rama videomesazh: 9 ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh pa kthim me BE-në
Previous article DEL VIDEO/ Ministret e Ramës ia marrin kërcimit në sheshin “Skënderbej”, Elisa Spiropali "sfidon" koleget

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT