• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FLAS SHUMË, I NGJAJ ERDOGAN…”/ Rama: Kur ra tërmeti në Turqi të gjithë u alarmuan se do hiqnin dorë nga rindërtimi në Laç
Home
Politikë

“FLAS SHUMË, I NGJAJ ERDOGAN…”/ Rama: Kur ra tërmeti në Turqi të gjithë u alarmuan se do hiqnin dorë nga rindërtimi në Laç

17 January, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama teksa përsëriti disa herë se do të fliste shkurt, e pranoi se kjo gjë nuk kishte ndodhur edhe këtë herë. Përballë presidenti të Turqisë, Rama tha se i ngjante në këtë pikë Erdoganit.

Ai tha se të gjithë u alarmuan kur ra një tërmet i fuqishëm në Turqi, pasi menduan se Erdogan do të linte projektin për rindërtimin në Laç. Nga ana tjetër Rama tha se ai për asnjë çast nuk e kishte menduar këtë gjë.

“Premtova që do flas shkurt, siç thonë kritikët e mi, por në këtë pikë unë i ngjaj atij. Do e mbyll duke sjellë një episod tjetër. Gjatë kohës që sapo kishte filluar puna me mikun tonë, ministrin e ngarkuar për të rindërtim, Muratin, në Turqi ra një tërmet. Të gjithë këtu u alarmuan se tani i ra tërmeti në shtëpinë e tij dhe presidenti do të harrojë për rindërtimin këtu. Unë i thash i bindur që kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse s’do i kishte mundësitë, presidenti Erdogan s’do e linte punën për të mbajtur fjalën këtu që të shkonte të bënte punën atje. Sepse e përsëris dhe është shumë e rëndësishme për mua, presidenti Erdogan jo vetëm e thotë, e mendon, e beson, por edhe e bën në realitet atë që solla këtu pak më parë si një nga porositë e profetit. Nuk beson dhe nuk përjeton nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë. Por ndryshe nga ministrat e republikës së Turqisë, s’do e mbyll me presidentin e Turqisë, do e mbyll fjalimin me Servetin. I cili për mua është shëmbëlltyra e njeriut të punës që ka farkëtuar gjithë pulitka e presidentit të republikës së Shqipërisë. Për më tepër Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje. E ka tejkaluar edhe presidentin, sepse djalin e ka martuar me një shqiptare. (duartrokasin) Zoti President, shumë shumë shumë faleminderit!”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA LAÇI/ Gëzimi dhe dhimbja juaj, janë gëzimi e dhimbja jonë! Vëllait i duhet qëndruar pranë...
Previous article ZYRTARE/ Balaj largohet nga Nizhni Novgorodit, sulmuesi: Koha për të ndryshuar diçka

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT