Flamur Noka ka reaguar pas një statusi të kryeministrit Edi Rama, që një ditë më parë ka qenë në Kukës.
“Edvin! Kur te flasesh per Kukesin, duhet te mbash gojen e shthurur, se burrat ne veri nuk jane si ty Edi Rama!
Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim per atesine e femijes.
Burrat andej nga ne jane punetore, por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje!
E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra, familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.
Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme?
Ti je shoku i Elvis Roshit, perdhunes grash, je shoku i Arben Ndokes , trafikant grash”, shkruan Noka, që njihet si burrë i urtë dhe i ndershëm!
“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit.
Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindjee dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria,” tha Rama me ironi, gjë që shkaktoi edhe reagimin e Nokës.


