Deputeti I PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” po diskuton rreth tematikave më të nxehta që kanë shoqëruar javët e fundit politikën në vendin tonë.
Për rastin ‘Tahiri’, Noka është shprehur: “Çështja Tahiri nuk është çështje e izoluar, nxori në pah se zgjedhjet janë të blera.”, duke shtuar se Tahiri nuk mund të vepronte pa bekimin e Edi Ramës.
“Në 4 vjet mafia u forcua dhe sot kontrollon çdo gjë, mazhoranca është një kukulll në duart e mafies”, e ka argumentuar deputeti i PD-së qeverisjen e “Rama 1”.
Pas refuzimit nga Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkesës për të zbardhur mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Noka u shpreh: “Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje.”
Sakaq Noka ka theksuar se Prokuroria duhet t’ia kërkojë Metës në mënyrë institucionale./AlpeNews.al/