Gazetari dhe njëherazi shkrimtari Enkel Demi ka fituar çmimin Europian të Letërsisë për Shqipërinë.
I njohur ndryshe me emrin e artit Tom Kuka, ai “rrëmbeu” çmimin e rëndësishëm letrar, pikërisht me romanin “Flama”, të cilin autori e shkroi gjatë periudhës së karantinës së vitit të kaluar.
Enkel Demi renditet mes emrave të njohur, të cilët ishin pretendent për çmimin e rëndësishëm letrar, të cilët janë zgjedhur në vendin e tyre si; në Portugali shkrimtari Frederico Prederira dhe në Suedi Maxim Grigoriev.
Në romanin “Flama” shohim një Shqipëri të ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar nga autori. Disa nga personazhet e trajtuara në roman sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.