Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është kthyer në muzikë me projektin muzikor ‘Culo’. Këtë herë ajo ka zgedhur të vijë në bashkëpunim me reperin më të ri në treg, MUMA.
Kjo këngë është tepër ritmike dhe flet për jetën e natës, prandaj shumë shpejt do ta dëgjojmë në klubet më të njohura.
Fjolla kishte 7 muaj që i mungonte tregut muzikor, derisa u shfaq tepër seksi në klipin e ri. Edhe pse nënë e dy vajzave, ajo vazhdon të ruajë linjat e mira trupore.
Dueti i tyre ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut pasi numëron mbi 5 mijë klikime në vetëm pak minuta.