Këto ditë pothuajse të gjithë yjet e estradës janë të angazhuar me xhirime për festën e Vitit të Ri.
Të veshur bukur të rregulluar, kështu mund t’i shihni të gjithë artistët e juaj të preferuar në prag të festave të fund vitit.
E disa nga momentet gjatë xhirimeve janë vetë ata që i publikojnë në rrjetet sociale.
Së fundmi një gjë të tillë ka bërë edhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina.
Ajo në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një video ku shihet duke kënduar këngëtarja Leonora Jakupi. Por, ajo që merr vëmendjen është mbishkrimi që ka lënë Fjolla.
Për Fjollën si duket Leonora e meriton të mbajë epitetin “Diva”.
Nga kjo mund të kuptojmë se dy këngëtaret e njohura kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën. Ndryshe, Fjolla njihet si njëra ndër këngëtaret me linjat më seksi të estradës./ express


