Një qen besnik, që fjeti në varrin e pronarit të tij çdo ditë për 11 vite ka ngordhur. Capitan ishte rreth 4 vjeç kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë qenin si një dhuratë për të birin, Damian, vdiq në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, Argjentinë.
Qeni u zhduk shumë pak kohë më pas dhe familja e tij mendoi se kishte gjetur një shtëpi të re ose e kishin vrarë.
Por disa muaj më vonë, në një nga vizitat e tyre bë varresa ata gjetën Capitan.Ajo çfarë habiti famijen Guzman është fakti se varrezat ishin shumë larg shtëpisë dhe Capitan nuk kishte qenë kurrë atje, para se të zhdukej.
Për habinë e tyre, njerëzit që jetonin aty afër i treguan sesi filluan ta ushqejnë kur e kuptuan se flinte tek varri çdo ditë.



