• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FJETI NË…”/ Balla: Luli sa herë ka gjyq ngujohet në çadër ose në teatër
Home
Politikë

“FJETI NË…”/ Balla: Luli sa herë ka gjyq ngujohet në çadër ose në teatër

15 May, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se sa herë që Lulzim Basha ka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe ngujohet në çadër ose kthehet tek Teatri Kombëtar.

“Sa herë që Lulzim Bash aka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe një kthim tek teatri. Në dhjetor kishte gjyqin në Shkallë të Parë dhe Lulzim Basha flinte tek Teatri Kombëtar, dje kishte gjyqin në Gjykatën e  Apel dhe mbrëmë fjeti në sallën e Teatrit Kombëtar.

Sa herë Luli ka gjyq shkon tek teatri për të bërë teatër. Mos e merni seriozisht asnjëherë, pasi kur ka hall mundohet të kapet pas vagonit të fundit të zhvillimit të pakthyeshëm pas të Tiranës. Teatri nuk është vagoni i fundim, por është një prej vagonëve të shumtë të ndryshimit dhe zbukurimit të Tiranës, për ta bërë atë kryeqytetin e Shqipërisë europiane”, deklaroi Balla.

I ftuar në emisionin ‘Kapital’ në Vizion Plus, numri dy i PS-së, Balla ka folur edhe lidhur me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtare, ku u shpreh se ky është rasti i radhës që vendos përballë botën e të bukurës dhe botën e Partisë Demokratike.

“Bashkia re Tiranës qeveriset nga PS, nga një këshill bashkiak që kanë mandatin e qytetarëve të Tiranës për të bërë punë publike dhe do të  do të bëhet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Njerëzit janë plotësisht dakord që të mos shkojnë më kurrë në një teatër që rrezikon të shembet, në një teatër ku të ha miu, por të shkojnë në një teatër të ri, i cili për nga prjekti do të jetë një prej veprave arkitekturore më të mira në Ballkan.

Prandaj është demokracia, populli mandaton përfaqësuesin dhe ai merr vendimet. Mundohem ta mirëkuptoj PD që është në një krizë të thellë programi, lidershipi dhe ekipi dhe mundohen të bkapen pas gjithçkaje. Fatkeqësia e madhe e PD-së është pasi ata rendin pas çështjeve që në fakt kanë mbështetjen e njerëzve. Sot i gjithë publiku shqiptar është njohur me një grup të madh artistësh të vërtetë. Unë njoh për artistë shqiptarë Robert Ndrenikën, Ndrek Lucën apo Sandër Prosin.

Nuk di të them se mund të krahasosh emrin e Robert Ndrenikës, Luftar Pajës e shumë artistësh të tjerë të popullit që i janë drejtuar sot Presidentit të Republikës apo dhe politikës së mbrapshtë të PD, ku i kërkojnë të heqin dorë nga kjo histori kundër të bukurës në vend.

Procesi ligjor në lidhje me këtë çështje ka përfunduar dhe Këshilli Bashkiak ka bërë një vendimarrje të cilët duhet ta respektojnë vendimarrjen e ligjvënësve të Këshillit Bashkiak. Vetë PD kur ka qenë në pushtet nuk e ka përcaktuar atë godinë si godinë të trashëgimisë kulturore shqiptare”, deklaroi Balla.

Duke folur për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, Balla tha se qeveria po adminstron situatën e vështirë dhe ftoi qytetarët të ruajnë distancat dhe higjenën, për të dalë faqebardhe në luftën me armikun e padukshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TEATRI DUHET TË SHËMBET”/ Mustafa Nano: Këta e përmendin gjakun si të bëhet fjalë për një aranxhatë!
Previous article MBËRRIN TE TEATRI/ Kryemadhi: Jam dezhurn, do qëndroj këtu. Ja kë do lajmëroj kur të vijnë fadromat

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT