• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALIMI NË OKB/ Presidenti Trump dënon veprimet e Iranit
Home
Nderkombetare

FJALIMI NË OKB/ Presidenti Trump dënon veprimet e Iranit

24 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump dënoi Iranin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për t’i bërë presion Iranit pas sulmeve ndaj objekteve të naftës Saudite, por shtoi se ekziston një rrugë drejt paqes.

“Ne duam partnerë, jo kundërshtarë”, tha Presidenti Trump në një fjalim para udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i treti që ai mban në OKB.

Presidenti Trump pati gjithashtu një mesazh të ashpër për Kinën dhe presidentin e saj, Xi Jinping, duke thënë se bota po shikon sesi Pekini po i trajton demonstratat masive në Hong Kong.

“Mënyra që do të zgjedhë Kina për ta trajtuar situatën do të flasë mjaft për rolin e saj në botë në të ardhmen. Ne të gjithë shpresojmë se Presidenti Xi do ta tregojë veten si një udhëheqës i madh,” tha ai.

Sulmet e 14 shtatorit në Arabinë Saudite kanë tronditur Lindjen e Mesme dhe kanë ngritur shqetësime për një luftë më të gjerë. Presidenti Trump është treguar i përmbajtur në këtë krizë, duke qëndruar larg kundërpërgjigjes me masa ushtarake, të paktën tani për tani.

“Të gjitha vendet, – tha Presidenti Trump,- e kanë për detyrë të veprojnë. Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk duhet të subvencionojë dëshirën e papërmbajtur të Iranit për gjak. Për sa kohë që sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të forcohen,” tha ai.

Teherani është fajësuar gjerësisht për sulmet në Arabinë Saudite por ai mohon përfshirjen. Javën e kaluar, Presidenti Trump i forcoi sanksionet ekonomike ndaj Iranit dhe urdhëroi stacionimin e më shumë trupave amerikane në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KANË IDENË MË TË VOGËL"/ Ish-lojtari i Arsenal sulmon Xhakën dhe Emery: Tifozët e "Topçinjve" duhet të...
Previous article PAS TËRMETIT RREZIKONTE TË MBESTE PA SHTËPI/ Ndodh mrekullia për familjen e Safet Poçit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT