• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALIMI NË BORDIN E PAQES/ Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg
Home
Politikë

FJALIMI NË BORDIN E PAQES/ Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

22 February, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama tha sot se ka besim se niveli i ri i sensibilizimit për Gjykatën Speciale do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese lidhur me tre ish-krerët e UÇK.bRama tha se me fjalën e mbajtur në Uashington “përcolli botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë”.

“Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHESA E MADHE DEMOGRAFIKE: 25,600 emigrantë të kthyer në një vit
Previous article "ËSHTË KTHYER NJË TRANSFERIM I RËNDËSISHËM FINANCIAR"/ Rama: Depozitim 167 mln euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT