• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FJALËT E TIJ MË NDIKUAN…”/ Historiani që punon taksist në Oksford: Si m’u duk gjuha e Ramës me politikanët britanikë
Home
Sociale

“FJALËT E TIJ MË NDIKUAN…”/ Historiani që punon taksist në Oksford: Si m’u duk gjuha e Ramës me politikanët britanikë

14 April, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

Klodian Mullaraj jeton prej më shumë se 23 vjetësh në Britani të Madhe. Ai u largua nga Tirana që kur ishte 19 vjeç dhe sot jeton në Oksford bashkë me familjen e tij. Klodiani ishte sot në rubrikën “Jeta ime” të emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga ku rrëfeu historinë e jetës, si arriti në Britani të Madhe, vazhdoi studimet si student maturuar për histori dhe sot punon për vete si sipërmarrës i vogël ne industrinë e transportit.

Klodiani foli në Shqip për temën e nxehtë të kohëve të fundit, siç është gjuha e urrejtjes që po përdoret për shqiptarët që shkojnë në Britani të Madhe me gomone. Shqiptarët thotë Klodini po i shohin si dele e zezë në Angli po i përdorin për arsye politike, se përse ata po shkojnë drejt Britanisë së Madhe. Lajmet që shqiptarët janë kriminelë, merren me drogë e shtëpi bari, po i dëmtojnë shumë shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ne kemi frikë të themi që jemi shqiptarë, thotë Klodiani dhe për këtë i vjen vërtetë shumë keq.

“Mediat në Shqipëri marrin lajme nga revista, gazeta që nuk janë prestigjioze në Angli dhe i bëjnë të tilla si tabloidi Daily Mail, e cila urrehet nga shumica e britanikëve. Marrin për baze lajme që flasin keq për shqiptarët. Më vjen shumë inat për këtë. Nuk është e drejtë që shajnë Shqipërinë dhe shqiptarët, që promovojnë idenë që krimi korrupsioni droga përcillet në Evropë nga shqiptarët. Nuk është e vërtetë që burgjet e Britanisë së Madhe janë mbushur me shqiptarë. Krimi këtu bëhet nga vetë anglezët. Kjo është çmenduri. Këto lajme po na bëjnë dëm neve që jetojmë Angli, ne njerëzve të thjeshtë, që fitojmë bukën me djersën e ballit, u bëjnë dëm fëmijëve tanë që bullizohen në shkollë sepse kanë dëgjuar për shqiptarët që shkojnë në shtëpi bari, që shet drogë, apo për korrupsion. Ne kemi frikë të themi që jemi shqiptarë.

Ndonëse jemi shumë 130 mijë të dokumentuar. Këta po i përdorin shqiptarët për arsye politike. Po i quajnë shqiptarët dele e zezë. Nuk vijnë shume shqiptarë këtu, nuk janë të drejta ato shifra që jepen. Shumë shqiptareve po u shkon në mendje që të ikin nga Anglia, po vetëm se nuk kanë mundësi të ikin. Unë që kam 23 vjet këtu, me familjen që jemi të gjithë nënshtetas shpesh na shkon në mendje të ikim nga këtu. Dua të vij në Shqipëri.”, tha Klodiani në DritareTv.

Për Klodianin vizita e kryeministrit Edi Rama në Britani të Madhe pak javë më parë i ndihmoi jashtë mase shqiptarët e Anglisë. Duhej ngritur zëri thotë Klodiani se ne nuk jemi shqiptarët e shtëpive të barit, shqiptarët e vërtetë janë shqiptarët e punës së pastër.

“Ardhja e Ramës në Britani të Madhe, fjalët e tij ndikuan shumë te mënyra si na shohin neve këtu. Rama foli shumë korrektësisht për shqiptarët jashtë. Nuk e them vetëm unë, e thonë të gjithë shqiptarët në Britani të Madhe. Ajo që tha Rama u duhej thënë politikanëve këtu. Duhej ngritur zëri. Duhej thënë që shqiptarët nuk janë kriminelë, shqiptarët e vërtetë nuk janë ata të shtëpive të barit.”, u shpreh emigranti shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 JAVË I ZHDUKUR/ Mund ta kenë vrarë, flet nëna e Koçoles: Gjetëm makinën të parkuar keq. Gjetëm...
Previous article “ECIM PËRPARA”/ Rama publikon këngën e plotë që përdor në fushatë dhe jep mesazhin

F.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT