• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALA NË KUVEND/ Berisha: Lulzim Basha nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Ramës…
Home
Politikë

FJALA NË KUVEND/ Berisha: Lulzim Basha nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Ramës…

11 December, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij më 11 dhjetor teksa e ka quajtur atë “monument i rithemelimit të PD-së”.

Duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë tek kryetari Lulzim Basha për gjendjen ku PD ndodhet sot sipas tij, “para alternativës të jesh a të mos jesh”, Berisha tha se kryedemokrati “nuk lëvizi asnjë gjethe për t’i vënë kufirin tek thana Edi Ramës’.

“Lulzim Basha në 8 vite defakto u faktua vetë si një kauk opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë, duke u përkulur në kundërshtim me ligjet kuhstetutën, fuqinë e forcës që drejtonte, para regjimit të Edi Ramës.

Dy vite pasi dorëzuam pushtetin Rama i bllokoi cdo projekt të madh Bashkisë Tiranë.

Duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Edi Ramës kufirin tek thana, të qendronte i pamposhtur për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër të kujt, askush s’e di. Cdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses.

Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve me kontribute histirine në partinë e tij. Në 8 vite bëri gjithcka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por në fakt ndërtoi monumentin e hiçit”, tha Berisha.

Fjala e Sali Berishës:

Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar këto 30 vite.

Kuvendit që mblidhet si monument i lirë së shqiptarëve, Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelimit të PD-së. Kuvendit që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD. Të kultit të lirisë të anëtarit të lirë.

Qytetarë shqiptarë, ju përshëndes sot nga kjo platformë me të cilën ne vendosim të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD, ta shndërrojmë atë në partinë e idealeve tuaja më fisnike, në partinë e vlerave konservatore më të arrira, në partinë e interesit kombëtar, të integrimeve të fuqishme euroatlantike.

Mbi të gjitha në partinë e qytetaritm të anëtarim,në forën politke që nesër në pushtet do ketë në epiqendër qytetarin shqiptar, hallet e interesat e tij, në forcën politike që nesër në pushtet do rivendosë në shoëqri vlerat më të mëdha e më të cmuara, liritë e të drejtat e individit, dinjitetin njerëzor, familjen shqiptare e vlerat e saj, ekonominë e tregut, pronën, taksat e ulëta, rritje rrogash e pensione, do ketë në epiqendër shtetin ligjor, të gjithë në ligj ky është apeli juaj, kjo është thirrja juajsot nga ky tubim i jashtëzakonshëm nga ky Kuvend i pashembullt në histori.

Ky Kuvend sjell PD në themelet e saj si forcë politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, forcë e interesit kombëtar që sot vuan më shumë se kurdo herë tjetër që nga diktatura komuniste.

Miqtë e mi, më lejoni të përulem me mirënjohje të pakufijshme ndaj studentëve liberatorë të dhjetorit 90` që u ngritën si heronj të vërtetë me në krye prijësin legjendar Azem Hajdari dhe zhvilluan në rrugët e Tiranës një betejë që ngjasonte me betejën e Davidit kundër Golias.

Sot nga kjo platformë dua të përshëndes forcat konservatore në Evropë dhe botë në SHBA dhe kudo, mitingu ynë Kuvendi ynë, sot është ngjarje historike, për ata dhe konservatorët kudo që ndodhen në botë, sepse ai mblidhet si Kuvend shpëtimtar i vlerave të mëdha që ne ndajmë me ta kudo që janë.

Se mblidhet si Kuvend që përballet me sukses i vendosur të rrëzojë narkoshtetin në Shqipëri, i vendosur të ngrejë PD si parti konservatore në piedestalin që meriton, duke u përballur me mafien më të rrezikshme të planetit, mafien e armikun e egër të demokracisë shqiptare, multimiliarderit Soros.

Mblidhemi për të rithemeluar PD, në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer, në historinë e shkuaar pa mohuar gabimet dhe defektet ne erdhëm në vitin 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë.

Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, u faktua lokomotivë e integrimit, në vitin 2021 të krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës “të jesh a të mos jesh”.

Por pse ndodhi kjo?

Në 2013, PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin, kryetari i saj dha dorëheqjen si i takon cdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet.

Në krye të PD erdhi përaqësuesi i një gjenerate të re i cili në vend që të fuqizonte PD-në, bëri të kundërtën e saj.

Lulzim Basha në 8 vite defakto u faktua vetë si një kauk opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë, duke u përkulur në kundërshtim me ligjet kuhstetutën, fuqinë e forcës që drejtonte, para regjimit të Edi Ramës.

Dy vite pasi dorëzuam pushtetin Rama i bllokoi cdo projekt të madh Bashkisë Tiranë.

Duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Edi Ramës kufirin tek thana, të qendronte i pamposhtur për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër të kujt, askush s’e di. Cdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses.

Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve me kontribute histirine në partinë e tij. Në 8 vite bëri gjithcka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por në fakt ndërtoi monumentin e hiçit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Banka Botërore ndihmon me 150 milionë dollarë Ukrainën për përshpejtimin e vaksinimit
Previous article VIDEOLAJM/ Momenti në Kuvend kur Berisha nuk voton shkarkimin e Bashës

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT