• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Fitorja me Teutën “ngroh” xhepat e lojtarëve, ish-presidenti 5 mijë euro premio për shkodranët (FOTO)
Home
Futboll

Fitorja me Teutën “ngroh” xhepat e lojtarëve, ish-presidenti 5 mijë euro premio për shkodranët (FOTO)

20 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Premio, festë në dhomat e zhveshjes, pak tifozë, por edhe momente tensioni. Vllaznia-Teuta 2-0 i ka pasur të gjitha, duke filluar me një nderim para startit të takimit. Lojtarët e të dyja skuadrave, stafet teknike dhe të pranishmit në stadium kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të tre viktimave të aksidentit në Velipojë dy ditë më parë. Lajmi surprizë pas ndeshjes u mësua për një premio prej 5 mijë eurosh.

SHPËRBLIMI – Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, si dhe deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, kanë vendosur në dispozicion të kuqebluve një premio prej 5 mijë eurosh për fitoren ndaj Teutës. Lajmi u konfirmua pikërisht nga një prej mediave të Shkodrës, ku pronar është Fushaj.

Bëhet fjalë për televizionin “Star Plus”. 5 mijë euro premio është një shumë e konsiderueshme për lojtarët, të cilët mësohet se detyrën e kanë bërë pa e marrë vesh shpërblimin para ndeshjes. Drejtuesit e klubit nuk kanë dashur ta konfirmojnë një gjë të tillë, pavarësisht se e mirëprisnin iniciativën e Fushajt, i cili këtë sezon duket gjithnjë e më parë skuadrës kuqebluve. Për më tepër, ish-presidenti është i interesuar për të blerë edhe aksione.

RESHJET – Shiu ndal tifozërinë shkodrane për të qenë në një numër të konsiderueshëm në stadium. Pavarësisht se priteshin që të ishin më të shumtë në shkallët e stadiumit, kanë vetëm rreth 700 tifozë. Pjesa dërrmuese e tyre ka qenë e ulur në tribunën qendrore. Shiu nuk ka pushuar thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ndikoi aspak në nivelin e lojës, pasi tapeti i stadiumit ishte në kushte ideale.

ADEMI – Kryebashkiakia e Shkodrës dhe njëherësh presidentja e klubit Vllaznia, Voltana Ademi, ka dashur që takimin ta shijojë nga tribuna e gazetarëve, por pak minuta para startit, sërish është ulur në tribunën VIP. Pas ndeshjes, Ademi ka qenë e pranishme edhe në dhomat e zhveshjes së lojtarëve. Madje, me humor kryebashkiakia ka thënë se tani është tifozja numër një e ekipit. “E fitova bastin, ju thashë që do fitonim”, ishte batuta e Ademit me drejtuesit e klubit.

ÇYRBJA – Tifozët e pakët në “Loro Boriçi” janë marrë jo pak me kapitenin e durrsakëve, Arbër Çyrbja. Dy golat, që i ka shënuar Vllaznisë në këtë sezon, nuk janë harruar nga tifozët shkodranë. Pavarësisht se në një ditë të ftohtë, në stadium nuk kanë munguar as tifozët e vegjël. Një prej tyre ka qenë edhe nipi i futbollistit Kalaja, Noel. Ai ka mbështetur Vllazninë gjatë gjithë ndeshjes, por në momentet e hyrjes në fushë të Kalasë, ka filluar të thërrasë për dajën e tij, ku ka kërkuar që të shënojë, pse jo, një gol për të.

FESTA – Një pjesë e lojtarëve kanë preferuar që të festojnë fitoren pas ndeshjes, duke zgjedhur të darkojnë së bashku në një nga restorantet e qytetit të Shkodrës. Harmonia në skuadër është prezente, por natyrshëm, rezultatet e fundit kanë ngritur më shumë moralin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përjashtimi? Skënderbeu protestë para Katedrales në Korçë. Peticion për t’i shpëtuar dënimit
Previous article DETAJET E REJA/ Operacioni "Chat Line". Tutorja e vajzave nxirrte njoftime ONLINE për punë. 1000 EURO për...

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT