Fitorja e Joe Biden, ka shkaktuar reagime të shumta dhe vlerësime. Ndër të parat që kanë reaguar është edhe ish-kandidatja Demokrate, Hillary Clinton, e cila ka ka përgëzuar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.
“Është një biletë historike, mohim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën,” tha Clinton.
Hillary Clinton u përball në garën presidenciale me Trump në vitin 2016 dhe humbi në disa shtete pavarësisht se ajo kishte fituar me votë popullore. Gati tre milionë më shumë.


