Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në twetter fitoren e Shteteve të Bashkuara ndaj ISIS si dhe ka njoftuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. “Po i kthejmë pas një fitoreje 100% ndaj shtetit Islamik. Ne kemi bërë dhe kemi shpenzuar shume, tani i takon të tjerëve të bëjnë punën që dinë të bëjnë”, shkruan Trump. Më tej ai i ka bërë thirrje aleatëve të europianë që të çojnë për gjykim 800 luftëtarët e kapur të ISIS.
“I kërkojmë Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, e të gjithë aleatëve të europianë që të dërgojnë përpara gjykimit 800 luftëtarët e ISIS të kapur. Kalifati është gati të bjer. Nuk do të ishte një alternativë e mirë nëse do të ishim të detyruar ti lironim”, shkruan Presidenti i SHBA.
Dhuna në protestë,