• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FITORE SI ASNJËHERË TJETËR…”/ Balla zbulon muajin kur do të mbahen zgjedhjet
Home
Politikë

“FITORE SI ASNJËHERË TJETËR…”/ Balla zbulon muajin kur do të mbahen zgjedhjet

14 September, 2024 s.autor Politikë

Taulant Balla i cili deri në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste ishte drejtues i Qarkut Fier, sot ka zbuluar nga ky qark, muajin se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, Balla bën të ditur se zgjedhjet e 2025-s do të mbahen në muajin maj ndërsa  shfaqet përkrah Belinda Ballukut, e cila në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodh drejtuese politike e Qarkut Fier dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Balla e la të kuptohet edhe dy ditë më parë në seancën e së enjtes në Kuvend, kur në cilësinë e ministrit të Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, u shpreh se qeveria ku ai bën pjesë do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me gjasë, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 Maj.

“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ua kemi borxh qytetarëve. Në 4 Maj apo 11 Maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.

Megjithatë, do të jetë presidenti i Republikës, Bajram Begaj ai i cili do të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pas propozimit të qeverisë.

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit do të përcaktohet zyrtarisht edhe periudha e fushatës elektorale, ku partitë do të paraqesin programet e tyre për garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Nga  Fieri për një fitore si asnjëherë tjetër, në maj të vitit të ardhshëm”, shprehet Balla. Ndërsa Balluku e pyet nëse zgjedhjet janë vërtet në maj?Nga ana e tij, Balla e konfirmon një gjë të tillë ndërsa Balluku i kthehet duke u shprehur se “e bëre lajmin domethënë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET TREGËTIA E DROGËS NË SHKOLLA/ 24 të arrestuar në Tiranë, Vocaj: U kapën kokainë, LSD dhe…
Previous article ÇFARË I NDODHI? Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident automobilistik, dërgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT