• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Fitore”, Berisha paralajmëron revolucion të ri popullor: Rama u tmerrua dhe u zhduk
Home
Shqipëri

“Fitore”, Berisha paralajmëron revolucion të ri popullor: Rama u tmerrua dhe u zhduk

28 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Sali Berisha ka analizuar në llogarinë e tij në Facebook arsyet se pse Edi Rama sipas tij nuk reagoi për protestën e opozitës ditën e djeshme.

Sipas ish-kryeministrit, Rama u tmerrua dhe ja mbathi nga “cunami” popullor që organizoi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ai thotë se në Shqipëri shumica e popullit është rreshtuar krah opozitës dhe se tashmë këtë e di e gjithë bota.

Ndërkohë ai ashtu si në “çadrën e protestës” ka risjellë paralajmërimin se do të ketë revolucion popullor.

Statusi i plotë 

Te dashur miq, Edi Rama dje mori arratine. Per te zhdukur cdo gjurme ai mbylli per here te pare edhe verver TV-ne apo teleneverine, siç po e quan populli ERTV-ne e tij.

Ai kishte njoftuar se do te shkonte ne Shkoder por ne fund zgjodhi vrimen e miut ku mbajti frymen ne arrati per 24 ore. Pas 20 shkurtit te vitit 1991 dhe 14 shtatorit te vitit 1998 kjo ishte arratia e trete e tij. Por, siç i thone fjales “e treta e verteta”!

Kjo sepse e para ishte nje evakuim me autoblinda i Bllokut diten e rrezimit te shtatores se Enver Hoxhes. E dyta, diten e varrimit te Azem Hajdarit zgjati vetem 10 ore kurse kjo e fundit ne te vertet rreth 48 ore, pasi perveç disa pamjeve nga Davos ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valet e radiove 48 ore.

Militantet socialiste u deshperuan thelle me liderin e tyre mbatharak. Papagajte e tij u thane mediave se qendrimi i Berishes ne zyre me 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mire beri qe ia mbathi!

Kurse analistet u mjaftuan me konstatimin por nuk analizuan shkaqet e kesaj zhdukje, kesaj heshtje te plote te tij ndaj ketij tmerri infernal te paperjetuar prej tij kurre me pare!

Ketu me poshte po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore te Edi Rames, heshtje qe tronditi aq shume narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkozyrtaret e tij.

Se pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur ate qe ai kurre nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozites ne te gjithe spektrin e saj, te cilen ai vetem nje jave me pare e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo nje proteste por nje tsunam popullor, shprese per mbare shqiptaret dhe urrejtje ndaj narkoshtetit te tij, qe ne cdo cast e ne pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshije nga faqja e dheut!

Se dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrases i votes se qytetareve shqiptare, pa dje, pothuaj ne harkun kohor te 100 diteve te formimit te qeverise se tij te ngritur mbi drogen dhe krimin, ate qe kurre nuk e kishte besuar se do te shihte, protesten gjigande, siç e quajten mediat e huaja te atyre qe me 25 qershor ai me droge, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrare voten dhe se bashku me te edhe shpresen.

Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si monster gjigande apo si marshi i fantazmeve qe vershoi nga te kater anet e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare voten dhe shpresen, te cilet u ngriten si feniksi dhe me fuqine e tyre mund te benin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij.

Se treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymen ne skuten ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithe spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijra socialiste, shume prej te cilve ishin dje, konsiderojne dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakes, aferat e Armos, djegesve, tarifave te sterlarta te universiteteve etj etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armet kimike te Sirise.

Mirepo ne vjeshten e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemerimin popullor duke dale genjeshtar dhe anulluar premtimin e dhene, kurse tani nga keto dosje, skllav i te cilave eshte, nuk ka shpetim.

Perpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykates dhe kryeprokuror, mbyllja njera pas tjetres e dosjeve te aferave te medha, pengimi i drejtesise per arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportes se tij, lirimi i Sotes, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali etj etj, jo vetem qe nuk kane frikesuar njerezit por perkundrazi i kane revoltuar per vdekje ata, ndaj dhe vershuan si asnjehere me pare drejt Tiranes per ti kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij.

Si perfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise nen udheheqjen e opozites, ndryne Edvin Kristaq Ramen ne vrimen e miut, ne banesen e heshtjes mortore dhe e shnderruan ate ne kufome politike te pakallur…!

Nderim dhe mirenjohjen me te madhe per ata qindra mijra qytetare, qe me protesten e tyre madheshtore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqiperi shumice eshte opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historise! Revolucioni vazhdon! Fitore!! sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LSI: Protesta ishte një fitore kaq e madhe sa kalon çdo fitore, fundi i Ramës është afër dhe i pashmangshëm
Previous article Ja si uron Behxhet Pacolli ditëlindjen e të birit

g.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT