Karabinieria e Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare arrestoi 8 shtetas shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit në rajonin e Lombardisë në Itali.
Policia gjithashtu ka sekuestruar pasuri të paligjshme, duke vënë nën sekuestro një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të dyshuarve.
Sipas mediave italiane, hetimet për bandën kishin nisur që në vitin 2017.
Grupi ishte shumë i organizuar dhe vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në atë të prostitucionit.
Shqiptarët e arrestuar kishin një bashkëpunim të vazhdueshëm të veprimeve kriminale, ndërsa lidhjet e tyre ishin kryesisht familjare, duke qenë se ishin me origjinë nga qyteti i Lezhës.
Kjo shoqatë kriminale trafikonte sasi të mëdha droge, teksa transportoheshin 15 deri 20 kg kokainë për “rrugë”, ndërsa lënda narkotike shitej në thuajse mbarë Lombardinë.
Investimet e mëdha që të dyshuarit kryen në mënyrë periodike për blerjen e kokainës, ishin të mundshme edhe për shkak të të ardhurave të rëndësishme të paligjshme që rridhnin nga kontrolli i zonave të prostitucionit. Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza. Ta fitonin nga 3000 deri 4000 euro në natë.
Grupi vepronte me lidhje të fuqishme familjare, duke mos lejuar grupime të tjera ose duke i luftuar ato. Kështu, zona e kontrollit thuajse për shqiptarët.
Policët, duke hetuar sjelljen e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trajtimin e drogës të kryer nga grupi i lartpërmendur kriminal, arritën të mbledhin prova të shumta kundër 8 shqiptarëve.


