Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e 66 vjeçares nga Elbasani e cila ka shkuar në Spitalin COVID2 në gjendje të rëndë por fatmirësisht është shëruar dhe gëzon shëndet të mirë.
“Nënë Ferzile ka veçse mirënjohje për punën dhe sakrificën e përorëshme të stafeve mjekësore në vijën e parë të betejës me COVID19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, shkruan Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e distancimit, higjenës dhe mbajtjen e maskës në mënyrë që të ndalohet përhapja e infeksionit dhe të ndihmohen mjekët dhe infermierët në këtë betejë.
“T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën mbarë qytetare #proshëndetit
COVID19
Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush
#Kufizo kontaktet
#VendoseMaskën #RuajDistancën ↔️ #KujdesuPërHigjienën
#BashkëJaDalim”, nenvizon Manastirliu në mesazhin e saj.


