• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI ZGJEDHJET/ Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira…
Home
Zgjedhjet 2021

FITOI ZGJEDHJET/ Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira…

29 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

kt të qartë të popullit shqiptar.

PSE gjithashtu vlerësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke nënvizuar se ato përmbyshën standardet duke qenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

“I dashur Kryeministër, I dashur Edi, në emër të familjes PES, më lejoni të përgëzoj për fitoren e partisë suaj të Dielën e kaluar. Me gjithë kontekstin sfidues COVID 19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në kuadër të ligjit të ri zgjedhor, gjë që është një arritje e vërtetë. Duke parë rezultatin pozitiv, vullneti i votuesve është i qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën evropiane dhe zbatoni programin tuaj Social-Demokrat. Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë për njerëzit e saj dhe të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën Evropiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencën ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin. Edhe një herë, merrni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore. Me shpresën që së shpejti të mund të takohem personalisht”, shkruan Stanishev.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka qenë Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE që ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE thekson se inkurajon forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën evropiane.

Ky vlerësim i Partive Socialiste Evropiane vjen pasi vende të rëndësishme të Bashkimit Evropian por edhe SHBA i kanë dhënë notë pozitive zgjedhjeve të 25 prillit, duke i cilësuar ato legjitime. Përmes një deklarate nga DASH, SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke thënë se populli shqiptar foli qartë, dhe ndaj duhet që palët të njohin rezultatin dhe të nisin bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve. Vlerësime për procesin zgjedhor kanë bërë deri më tani edhe delegacionin i OSBE-së në Tiranë, ambasadori gjerman Zingraf, ambasadori britanik Norman si dhe ministri i Jashtëm italian, Di Maio.

Kryeministri Rama deri tani ka marrë urime nga 2 liderë të Bashkimit Evropian si Presidenti francez Macron dhe Kryeministri spanjoll Sanchez.

Liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit. Oresidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët të cilët kanë uruar përmes një telefonate kryeministrin Rama për fitoren. Urimet nuk kanë munguar as nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio apo i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i fundit që e ka uruar, vetëm mbrëmjen e djeshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI ME PISTOLETË ARGJENDARINË NË VLORË/ Pamje nga florinjtë brenda çantës së autorit
Previous article PD HUMBI ZGJEDHJET/ Julian Deda: Ju lumshin duart që votuat ndryshimin, ju të tjerët do pendoheni që s’u bëtë pjesë...

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT