• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME/ Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Home
Nderkombetare

FITOI ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME/ Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael

13 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në udhëheqjen e shtetit. Ekzekutivi i ri pritet të jetë administrata më e djathtë që Izraeli ka pasur ndonjëherë.

Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh.

“Kam vendosur që t’ua jap ju, Benjamin Netanyahu, detyrën për formimin e Qeverisë”, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjatë ceremonisë të mbajtur në Jerusalem më 13 nëntor.

Duke pranuar mandatin, Netanyahu, 73 vjeç, u zotua se do të shërbejë për të gjithë izraelitët, “për ata që na votuan dhe ata që s’na votuan – kjo është përgjegjësia ime”.

Netanyahu, që po përballet në gjyq me akuza për korrupsion, tani do të ketë 28 ditë për të formuar koalicionin qeverisës me aleatët e tij – dy parti ultra-ortodokse hebreje dhe një aleancë në rritje e ekstremit të djathtë e quajtur Zionizmi Fetar.

Herzog theksoi se është i vetëdijshëm që Netanyahu po përballet me drejtësinë.
“E di faktin që ka procedura ligjore që po vazhdojnë ndaj zotit Netanyahu në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit”, tha ai.

Por, ai tha se precedentët e fundit e kanë bërë të qartë që Netanyahu mund të shërbejë si kryeministër dhe të përballet me organet e drejtësisë.

Netanyahu pritet që të njoftojë së shpejti për formimin e koalicionit qeverisës.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, bashkëudhëheqës të bllokut të Zionizmit Fetar, publikisht kanë kërkuar të udhëheqin dy ministri kyçe, atë të Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes. Kjo kërkesë vjen në kohën e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve.

Gjatë mandateve të kaluara të Netanyahut në krye të Qeverisë izraelite ka kolapsuar procesi i bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme dhe janë zgjeruar ndërtimet e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBËR ÇEPANI "NGACMON" BALERINËN/ Kjo e fundit telefonin të dashurin, ai 'niset me urgjencë'…
Previous article USHQIME TË SHËNDETSHME VEGANE/ Gjithçka që ju nevojitet për të kënaqur dëshirat tuaja të mbrëmjes

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT