• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI NGA BURGU/ Rama mund ta shkarkojë Fredi Belerin
Home
Politikë

FITOI NGA BURGU/ Rama mund ta shkarkojë Fredi Belerin

15 May, 2023 s.autor Politikë

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë që zgjidhet nga qelia.

Pas numërimit të votave, hapi i radhës është mandatimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të drejtuar Himarën për katër vitet e ardhshme…nëse do të arrijë ta drejtojë.

Janë dy mundësi që Beleri ta mbyllë mandatin e sapofituar para kohe. Së pari, nëse gjykata e shpalla fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje me vendim të formës së prerë. Mundësia e dytë është që mandati t’i ndërpritet me vendim të Këshillit të Ministrave pa pritur vendimet e gjykatave.

Precedentë nga e kaluar të kryebashkiakëve të akuzuar dhe më pas të shkarkuar me vendim qeverie pa pritur vendimin e gjykatave ka disa. Dy janë më analogët, Fatos Tushe i Lushnjes dhe Lefter Alla i Bulqizës.

Që të dy u morën nën akuzë nga SPAK për korrupsion me tenderat dhe shpërdorim detyre. Qeveria nuk priti vendime të formës së prerë të drejtësisë për t’i shkarkuar. Por, shfrytëzoi parashikimet e gërmës a) të nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore për t’i shkarkuar.

Rasti i Belerit është thuajse identik me atë të Lefter Allës. Edhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i Himarës akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe gjykata e Vlorës ja ka përcjellë dosjen SPAK-ut.

Qeveria s’e pengon dot nga marrja e mandatit prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por duke iu referuar precedentit Alla e Tushe, mund ta shkarkojë atë fill sapo të mandatohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORJA E THELLË/ Reagon Benet Beci: E jashtëzakonshme, do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit
Previous article NUMËRIMI/ Nga Veriu në jug, PS kryeson në mbi 50 bashkitë, “Bashkë Fitojmë” merr vetëm 6 prej tyre

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore Politikë

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër... Politikë

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër...

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT