• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FITOI BETEJËN ME TUMORIN/ Luna Methasani rrëfen përjetimet në një vit brenda spitalit: Më dhimbte zemra për…
Home
Sociale

FITOI BETEJËN ME TUMORIN/ Luna Methasani rrëfen përjetimet në një vit brenda spitalit: Më dhimbte zemra për…

28 March, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Luna Methasani, vajza e gazetarit Defrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka bërë vetë ajo, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar pamjet në një vit brenda pavionit onko-hematologjise, në Berlin.

Ajo tregon tani për tani luftën e ka fituar, ndërsa thekson se më e rëndësishmja është lufta që vjen më pas.

“Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jeteit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi:

Ti je e forte Luna!

Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuar ne te gjithe jeten time, nga te njohurit e panjohura qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguri ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot! Kisha degjuar plot raste suksesi qe me benin te ndihesha optimiste edhe pse e dija qe fati eshte i paracaktuar… por me dhembte zemra per te gjithe ata qe e humben kete lufte, apo diagnostikoheshin si te reja paralelisht me mua! I kuptoja plotesisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen qe pllakosej ne syte e tire qe kerkonin pafajesisht nje rreze shprese per jeten!

Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme e plot me siklete. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr une dhe familja ime apo lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese cdo lutje e perzemert, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem. ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!

1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!

Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jeteit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITI BOTËN/ Rikthehet 4 vite pasi zbuloi se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar, ja mesazhi i këngëtares
Previous article E TRISHTË/ Shqiptari humb jetën tragjikisht: E zunë poshtë materialet e ndërtimit teksa po punonte

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT