• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Boris Johnson: Pata nevojë për shumë oksigjen, doktorët përgatitën njoftimin e vdekjes time
Home
Nderkombetare

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Boris Johnson: Pata nevojë për shumë oksigjen, doktorët përgatitën njoftimin e vdekjes time

3 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi se doktorët po përgatiteshin të njoftonin vdekjen e tij nga koronavirusi, gjatë kohës që ai ishte i shtruar në spital në gjendje aspak të mirë.

Në një intervistë për “Sun on Sunday”, Johnson thotë se kishte nevojë për shumë oksigjen dhe shtoi se eksperienca në spital e bëri që t’i shtohej dëshira për të ndaluar vuajtjen e të tjerëve dhe për të ringritur në këmbë Mbretërinë e Bashkuar pas pandemisë.

“Në spital, isha i lidhur me disa monitorë dhe shikoja që të dhënat aty shkonin gjithmonë në drejtimin e gabuar. Ishte një moment shumë i vështirë, nuk kam pse ta mohoj. Pyesja veten se si do të shpëtoja. Doktorët nisën të bënin strategjinë nëse nuk e fitoja betejën, strategji të tipit “vdekja e Stalinit”, theksoi kryeministri.

Johnson u diagnostikua me koronavirus në 26 mars dhe u shtrua në spital 10 ditë më vonë. Një ditë pas shtrimit, u dërgua në terapi intensive.

“Nuk e besoja dot që në aq pak ditë shëndeti im u përkeqësua aq shumë. Momenti më i keq ishte kur shanset e mia për mbijetesë ishin 50-50. Doktorët po mendonin nëse do më vendosnin tubin”, shtoi Johnson.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKA TË SHUMTA PËR "FANTAZISTIN"/ Me klubin e tij u tregua “koprac”, mesfushori Ozil tregon bujarinë me myslimanët
Previous article KORONAVIRUSI/ Projektohen në Kinë makinat e para anti-virus për të luftuar COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT