Biznesmeni Avni Ponari, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, i cili pak kohë më parë u infektua me COVID 19, ka treguar eksperiencën e tij se si u shërua në spitalin Austriak, dhe rregullat që ndiqeshin.
Ponari shkruan se në spitalin austriak nuk i bënë skaner madje dhe atë që kishte nuk ia kanë parë fare. “Në Spitalin Austriak nuk më pyetën as më bënë skaner madje kur ua dhashë të regjistruar nuk ma panë fare”, thotë biznesmeni në postimin e tij.
Përdorimi i telefonit në spitalin austriak ishte i lejuar, tregon më tej Ponari. Kurse në vendin tonë telefoni nuk lejohet në spitalet Covid, dhe kjo madje ka qenë një nga temat më të nxehta që ka shkaktuar debate mes shumë aktorëve.
“Ditën e parë më pyetën nëse kisha telefon dhe karikues me vete dhe nëse nuk kisha do ma jepnin. Mjekët dhe personeli hynin në dhomën time me një palë veshje mbi veshjen anti-covid dhe i linin në dhomen time për t’u veshur ne koridor për të hyrë në dhomen tjetër pasi dezinfektonin duart. Pra s’kishte asnjë mundësi shkëmbimi virusi nga njëri pacient te tjetri”, vijon Ponari rrëfimin e tij, ku në fund bën edhe një apel për qytetarët, duke theksuar se kjo sëmundje mjekohet në shtëpi.
RRËFIMI I PLOTË I AVNI PONARIT:
Po ju shkruaj jo si mjek miqte e mi por si njeri nga milona qe kemi kaluar Covid-19. Nje virus shume i rrezikshem dhe i pa njohur per te gjithe perfshire dhe mjeket. Mora shkas nga nje miku im i cili sapo kishte bere scanerin e dyte, me erdhi keq per te por kte gabim e bera dhe une, skaneri nuk sheron dhe nuk ndihmon mjekun ne sherimin nga Covid-19.
Ne Spitalin Austriak nuk me pyeten as me bene scaner madje kur ua dhashe te regjistruar nuk ma pane fare.
Dhjete dite ne sitalin e Vjenes pervec nje ilaci anti viral qe ul fuqine e virusit sipas eksperiences tyre 30 deri 40 %,nuk kishte asgje tjeter pervec vitaminave.
Diten e pare me pyeten ne se kisha telefon dhe karikues me vete dhe ne se nuk kisha do ma jepnin.Mjeket dhe personeli hynin ne dhomen time me nje pale veshje mbi veshjen anti covid dhe i linin ne dhomen time per tu veshur ne koridor per te hyre ne dhomen tjeter pasi dezinfektonin duart.Pra skishte asnje mundsi shkembimi virusi nga njeri pacient te tjetri.
Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec.Matja e oksigjenit ne gjak sa me shpesh qe nuk eshte mire te kaloj poshte 90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilace te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet.
Prandaj cmimi per nje skaner eshte bere 50 mije leke gati trefish dhe me e keqja eshte demi rrezatues qe skaneri shkakton.
Kjo semundje mjekohet me mire ne shtepi dhe mos degjoni as ato qe thone se eshte nje grip i zakonshem as ato qe thone se nuk eshte asgje dhe tua heqin vemendjen nga kujdesi.Per mua hapja e shkollave do coje infeksionin deri 60 % te popullsise pasi femijet jane te mbrojtur por do sjellin virusin neper dhtepi tek prindrit e tyre.
Ju thash sjam mjek por ju dhash eksperiencen time qe ishte jo e kendshme.


