• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E FRIKSHME/ Në Shqipëri fitimet nga KUMARI kapin nivele rekord, gjatë vitit 2017 (KOMPANITE)
Home
Ekonomi

SHIFRAT E FRIKSHME/ Në Shqipëri fitimet nga KUMARI kapin nivele rekord, gjatë vitit 2017 (KOMPANITE)

24 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Ekonomi

Pronarët e kazinove janë njerëzit më fatlumë nga lojërat e fatit. 2017 ka qenë një vit i mbarë për kompanitë e tyre, si asnjëherë në të kaluarën. Për herë të parë, në listën e 10 bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri këtë vit, renditet një kompani e lojërave të fatit. APEX e sheh veten në elitën e biznesit shqiptar, me fitime prej 1.3 miliardë lekësh, 22% më shumë se vitin e kaluar. Apex nuk është e vetmja me fitime kolosale. VLT Albania, Regency International Casino Tirana, Astra Albania dhe Adriatic Game kanë deklaruar qindra miliona lekë fitim të renditura si më poshtë:

• Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë
• VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%
• Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”
• Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.
• Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

“Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend” shkruan Monitor, që ka nxjerrë listën e këtyre bizneseve.

 

Konferencat në kryeministri dhe replikat në parlament të Edi Ramës për këtë temë janë ende të freskëta në memorje. Me vendosmërinë e një misionari Rama bëri deklarata të tipit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar” apo “ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Katër vite më pas, do të qe naivitet të mendohej se “Marrëzia e fundit” ishte një aksion i dështuar i Ramës. Shifrat e fitimit të kazinove janë dëshmi kokëfortë se 6 mijë policë që shkatërronin makinat e kumarit u përdorën për fasadë. Pas tyre fshihej qëllimi i vërtetë por i pathënë, që ishte goditja e kompanive për të kontrolluar tregun. Në këtë llogjikë, “Marrëzia e fundit” qe i suksesshëm dhe rezultoi një situatë “ëin ëin”, si për kompanitë, ashtu edhe për qeveritarët që kanë dalë fitim, madje me fitime rekord.© Lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Reperi me famë ndërkombëtare i propozon Encës për...Martesë!
Previous article Sanchez 'tradhëton' Arsenalin, përgatit largimin nga 'Emirates'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT