• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FITER BAJRAMI/ Myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga Dragostunja: Pandemia na privoi nga namazet e përbashkëta, vëmendje moshës së tretë
Home
Sociale

FITER BAJRAMI/ Myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga Dragostunja: Pandemia na privoi nga namazet e përbashkëta, vëmendje moshës së tretë

24 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë edhe në Qarkun e Elbasanit të gjithë besimtarët, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, namazin e Fiter Bajramit që përkoi me këtë të diel të 24 majit e falën nëpër xhamia, sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Në Ceremoninë e Fiter Bajramit në Xhaminë e Dragostunjës në Bashkinë e Librazhdit e cilësuar si një ndër më të rëndësishmet e Qarkut të Elbasanit ishte i pranishëm Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Gjatë ligjëratës së tij para pjesëmarrësve që ishin të pranishmën në faljen e Namazit ai uroi për më shumë paqe, gëzime, begati, mirëqenie e punë, besimtarët e pranishëm në Xhaminë e Dragostunjës së Bashkisë së Librazhdit që është edhe vendlindja e tij. Myftiu i Tiranës u shpreh se Fiter Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin.

“Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë. Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar”, theksoi Myftiu Ylli Gurra.

Ai këshilloi dhe sugjeroi që gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga xhamia e Dragostunjës në Bashkinë e Librazhdit lëshoi mesazhe mjaft kuptimplote për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në këtë periudhë kaq të vështirë për të gjithë njerëzimin që është duke u përballur me Pandeminë e shkaktuar nga Covid 19. Myftiu Gurra theksoi se është koha që të tregohet kujdes maksimal për moshën e tretë në vendin tonë dhe të rinjtë të mos e braktisin vendin. Ndërsa qeveria dhe shteti të marri përgjegjësi më të mëdha për ta begatuar këtë vend të mrekullueshëm. Pas kësaj periudhe të vështirë ne shqiptarët duhet ta forcojmë edhe më tepër mbështetjen e pakushtëzuar për njëri tjetrin dhe emigrantët shqiptarë kudo ndodhen të orientohet drejt zhvillimit e fuqizimit të bizneseve. Ndërkohë u shpreh Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka ardhur koha t’i kthehet fuqishëm dhënies së shërbimeve në favor të mbrojtjes së çështjes kombëtare sikundër kanë bërë paraardhësit H.Vehbi Dibra e H.Sabri Koçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITER BAJRAMI/ Rama uron besimtarët myslimanë (VIDEO)
Previous article E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit te Panathinaikos

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT