• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“FISKALIZIMI”/ “Nuk ka taksë të re, por garanton derdhjen e të ardhurave tatimore në buxhet”
Home
Ekonomi

“FISKALIZIMI”/ “Nuk ka taksë të re, por garanton derdhjen e të ardhurave tatimore në buxhet”

23 November, 2019 F.autor Ekonomi

Qeveria synon që përmes reformës së fiskalizimit të ulë evazionin në ekonomi duke gjurmuar në kohë reale çdo transaksion që kryhet mes bizneseve dhe konsumatorëve. Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera në një intervistë për ATSH-në shprehet se ligji për fiskalizimin që do të nis zbatimin vitin që vjen nuk është një taksë e re fiskale mbi qytetarët, por është një formë e re e evidentimit të qarkullimit nga çdo tatimpagues dhe e transmetimit të të dhënave mbi veprimtarinë ekonomike në serverat e administratës tatimore.

Ne, shprehet Lera, gjatë 3-4 vite viteve të fundit kemi bërë shumë ndryshime që kanë synuar uljen e barrës fiskale për qytetarët, por edhe për kategori të caktuara operatorësh ekonomik me qëllim stimulimin e sektorëve kyç të ekonomisë sonë sikurse turizmi, bujqësia, agro turizmi, IT, etj. Tani, thekson ai do të hymë në fazën ku duhet të masim efektet ekonomike e financiare që kanë dhënë këto masa.

Për vitin 2020, risia themelore është në fushën administrative dhe është ligji “i fiskalizimit”. “Nuk është taksë e re. Nuk është një barrë e re fiskale mbi qytetarët, por është një formë e re e evidentimit të qarkullimit nga çdo tatimpagues dhe e transmetimit të të dhënave mbi veprimtarinë ekonomike në serverat e administratës tatimore, në mënyrë që kjo e fundit, në kohë reale të masë të ardhurat, të auditojë qarkullimin, në mënyrë që të garantojë derdhjen e pjesës së ndershme të tatimit në buxhetin e shtetit nga çdo individ apo biznes”, deklaroi Lera.

Synohet, tha ai, përmirësimi i administrimit tatimor dhe mbledhja në buxhet e çdo të ardhure që në mënyrë ligjore duhet të jetë e ardhur tatimore në buxhetin e shtetit. “Nëse vende të tilla si Kroacia, Italia apo vende të tjera të Europës Perëndimore që krahasuar me Shqipërinë kanë nivel më të lartë të pajtimit me tatimet, kanë nivel shumë më të lartë të respektimit të ligjit dhe pagimit të detyrimeve ligjore, janë vende që arkëtojnë në buxhet 35% të produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që ne jemi në nivelin e 27% të PBB-së, pra kanë të ardhura të bollshme tatimore, fusin elementë të tillë fiskalizimi si fatura elektronike ose transmetimi i të dhënave në mënyrë on line, çfarë duhet të bëjë Shqipëria”, shprehet Lera.

Nëse këto vende, thekson ai, implementojnë masa të tilla, ne e kemi 2-3 herë më të domosdoshme t’i impelementojmë ato në kuptimin e rritjes së transparencës dhe pagimit në buxhetin e shtetit të asaj takse që është e vendosur me ligj. Sipas Lerës, fiskalizimi do të jetë objektivi kryesor i administratës fiskale në vitin 2020 dhe në vijim sepse projekti është 2-3 vjeçar dhe do të vijojë edhe në 2021 e në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRAHU FOSHNJË NË MES TË LOKALIT/ Çfarë ndodhi me DADON nga Shkupi kur...
Previous article SULMI I METËS NDAJ NDËRKOMBËTARËVE/ Brozi: Vetëm i korruptuari i shpall luftë SHBA-BE-së

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT