• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania
Home
Ekonomi

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

7 July, 2021 F.autor Ekonomi

Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania, i prezantuar pak kohë më parë, me qëllim dixhitalizimin dhe lehtësimin (në kohë dhe kosto) e proceseve, në të gjitha llojet e bizneseve, sot kur çështje e ditës është bërë fiskalizimi, do t’u vijë edhe më në ndihmë sipërmarrësve, për aplikimin e menjëhershëm të këtij ligji.

Vodafone Albania organizoi për herë të parë, në bashkëpunim me Network Tribe, një trajnim për klientët e biznesit (ishin të pranishëm mbi 100 biznese) për t’i njohur më konkretisht ata me subjektin e ligjit, afatet e fillimit të fiskalizimit, përkufizimet e rëndësishme, detyrimet për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave, se kush duhet të lëshojë faturë e kush është i përjashtuar nga ky detyrim, se kur është momenti i lëshimit, cilat janë kërkesat dhe përmbajta e faturës, cilat janë proceduarat e plota, regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë, dispozitat e veçanta në lidhje me fiskalizimin dhe mbi të gjitha se çfarë zgjidhjesh do të ofrojë Vodafone Business për ta lehtësuar gjithë këtë tranzicion, me një zgjidhje dixhitale, me eBiznes.

Fjalën e hapjes në këtë event e mbajti Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, e cila e cilësoi takimin me Klientët e Biznesit, në eventin për platformën eBiznes, si një fillim të mbarë të rrugëtimit të saj si CEO në Vodafone Albania.

“Vodaone eBiznes është platforma më inovative dixhitale në Shqipëri, që do të lehtësojë plotësisht bizneset në shitjet e tyre, në monitorimin dhe menaxhimin e faturave dhe shitjeve direkt nga telefoni ose tableti i tyre, në një mënyrë të thjeshtë, të përshtatshme dhe me kosto efikase, faktorë të cilët janë kryesorë për drejtimin e një biznesi të suksesshëm në ekonominë dixhitale të ditëve të sotme. Interesi i madh i pjesëmarrësve në këtë aktivitet është një dëshmi e qartë se si Shqipëria po përshtatet shpejt me evolucionin dixhital dhe se si bizneset e shohin Vodafone si partnerin e tyre në këtë drejtim. Vodafone Albania është e përkushtuar të çojë përpara axhendën dixhitale të vendit, duke ofruar zgjidhje, njohuri teknike dhe ekspertizë globale, për të garantuar suksesin e klientëve tanë në botën dixhitale. ”- u shpreh znj. Stathaki.

Duke shkarkuar aplikacionin eBiznes, bizneset do të kenë me vete zgjidhjen e zgjedhjen më të mençur për ecurinë e mirë të biznesit, do të kenë portofol inovativ të Vodafone Business, të ofruar me qëllimin e përhershëm që klientët Vodafone të vazhdojnë të jenë gjithmonë një hap përpara drejt së ardhmes digjitale e të suksesshme për biznesin e tyre. Tashmë edhe për aplikimin, brenda të gjitha afateve të ligjit të ri të Fiskalizimit.

Për më shumë informacion, rezervo një telefonatë këtu ose vizito çdo dyqan Vodafone.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 83 VOTA PRO/ Parlamenti zgjedh Armela Krasniqin si kryetaren e re të AMA-s
Previous article "AI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË I "AZZURRËVE"/ Franca “përulet” para Donnarumma: Portier me duar të arta…

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT