• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FISI SHQIPTAR DHE KOKAINA/ Kush është Klodian Alushku, i përfshirë në rrjetin e… (FOTO)
Home
Sociale

FISI SHQIPTAR DHE KOKAINA/ Kush është Klodian Alushku, i përfshirë në rrjetin e… (FOTO)

3 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua orët e para të mëngjesit të sotëm në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. Operacioni antidrogë i koduar “Sottobosco”, ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës në rajone të ndryshme të Emilia dhe Toscana, me një preferencë për “jetën e natës”.

Hetimet nisën në mars të vitit 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitje, në lidhje me një grup të shpërndarësve të drogës, ku djali i familjes ishte një nga konsumatorët.

Një hetim i hollësishëm, megjithatë, ka hapur një panoramë të gjerë të grupit kriminal, ku furnizues ishte një shtetas maroken i quajtur Mohamed Jarmouni.

Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Defrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Truri i grupit konsiderohet lideri i padiskutueshëm Mohamed Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej gjithashtu për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësira gjeografike ku kishte shtrirë aktivitetin banda.

Grupi blinde lëndën narkotike për rreth 35 mijë euro kilogrami, ndërsa shitej për 80 deri në 120 euro grami tek konsumatorët përfundimtar.

Nga 1 kg kokainë e pastër, nëse ajo “pritej” mirë mund të shkonte deri në 4 kg e gjysmë, duke shitur mesatarisht 80 euro për gram, fitimet ishin shumë të larta.

Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve mëngjesin e sotëm, janë gjetur edhe 28,000 euro cash.

Klodian Alushku:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish sulmuesi i Interit “turbullon ujërat” e merkatos në Argjentinë, edhe i vëllai i del kundër
Previous article DEBATI PËR TEATRIN/ Neritan Liçaj-deputetëve: Shikoni të dashurit tuaj sot në darkë se...

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT