• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FIRMOSJA E DOKUMENTIT ME SERBINË/ Hoti në Parlamentin Evropian: Do ta respektojmë marrëveshjen për Asociacionin
Home
Rajon

FIRMOSJA E DOKUMENTIT ME SERBINË/ Hoti në Parlamentin Evropian: Do ta respektojmë marrëveshjen për Asociacionin

10 September, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ka thënë se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është rënë dakord që të punohet sëbashku dhe të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera.

“Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera”, ka deklaruar ai.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri ka theksuar ndër të tjera se detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Hoti gjithashtu ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është tejet e rëndësishme sa i përket integrimit evropian.

“Të rinjtë e Kosovës nuk janë në gjendje të vijnë në Evropë. Ne kemi popullatën më të re në Evropë. Për ne është e rëndësishme të hapen kufijtë për qëllime studimore, ekonomike dhe të tjera”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Bruksel u është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve evropianë rreth bashkëpunimit me opozitën, Hoti ka thënë se ai është duke bërë më të mirën për t’u siguruar se opozita është e përfshirë plotësisht në të gjitha zhvillimet, sidomos në procesin e dialogut.

“Nuk e di se si mund të kemi më transparent ndaj partive opozitare”, ka deklaruar Hoti, duke shtuar se ai është i bindur se do ta ketë mbështetjen e opozitës kur duhet për ratifikimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ KOHËSH NË PRITJE PËR TË ARDHMEN E TIJ/ E konfirmon trajneri, Rashica nuk udhëton me skuadrën
Previous article E KONFIRMON LAMPARD/ Tre afrimet e reja nuk do jenë gati për fillimin e kampionatit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT