Është firmosur marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për të ngritur një fond ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.
Në takimin e përbashkët mes dy qeverive shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ministrat Cakaj e Haradinaj kanë firmosur marrëveshjen për të mbështetur financiarisht Luginën dhe ngritjen e çështjeve atje.
“Kjo është thjesht e mrekullueshme:
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës!
Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm”, shkruan ministri Cakaj.


