• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Autoritetit Civil shqiptar dhe atij turk
Home
Ekonomi
GoodNews

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Autoritetit Civil shqiptar dhe atij turk

25 January, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar dhe ai Turk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim forcimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në këtë fushë.

Gjatë takimit me Zv.Drejtorin e Përgjithshëm turk Haydar Balçin, Krislen Keri e falenderoi për gatishmërinë në forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit në aviacionin civil, në veçanti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe mundësinë e krijimit të kompanisë së përbashkët ajrore “Air Albania”.

Drejtori i Aviacionit Civil, Keri theksoi se falë mbështetjes dhe vëmendjes së madhe që Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Rama po japin ndaj aviacionit, do të ketë zhvillime pozitive në këtë industri me impakt të lartë në turizëm dhe ekonominë e vendit.

Nga ana e tij Balçin i shprehu vlerësimet Keri duke theksuar se Aviacionit Civil Turk është i gatshëm të asistoj me eksperiencën e gjatë autoritetin shqiptar për plotësimin e nevojave teknike.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, synon që nëpërmjet kësaj marrëveshje të rris kapacitetin teknik institucional, me qëllim përballimin me sukses së aktivitetit të shtuar aeronautik, veçanërisht në drejtim të mbikëqyrjes së operatoreve ajror, mbikëqyrjes Aeroportuale dhe mbikëqyrjes së sigurisë në aviacion.

Një tjetër fushë bashkëpunimi do të jetë pjesa e trajnimeve dhe edukimit në aviacionin civil, ku Turqia e ofron këtë shërbim në rreth 50 institucione të specializuara.

Zv. Drejtori përgjegjës për aeroportet në Turqi, Erel shprehu gatishmërinë për të koordinuar përpjekjet e autoriteteve shqiptare për rilindjen e edukimit për të rinjtë shqiptarë në fushën e aviacionit civil, edukim ky që nuk ofrohet më në vendin tonë që prej mbylljes së Shkollës së Aviacionit në Vlorë.

Autoriteti i Aviacionit Turk ka nën mbikëqyrje 57 aeroporte, 33 nga të cilët aeroporte ndërkombëtarë, 13 kompani ajrore dhe shumë operatorë të tjerë të aviacionit të përgjithshëm.

Aktiviteti aeronautik në vend mbikëqyret nga një staf i kualifikuar rregullator prej 270 personash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Doktori ngatërron barkun e pacientes me koshin e plehrave, e paimagjinueshme se çfarë i lë brenda
Previous article "Ta puth shumë gojën" dhe foto intime/ Deliu tmerron vajzën, e reja i bën gropën 60-vjeçarit

g.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT