“I paske bërë me difekt këto duhet ti bësh më të forta, si duket s’paske para”- tha ai, teksa mbante fjalën në foltoren e punimeve të Asamblesë zgjedhore, nga e cila do të dalë presidenti i ri.
“Futbolli është më shumë se një lojë, me optimizëm, më të bashkua, më të integruar, më shumë futboll është më pak ilaçe, drogë, e fenomene negative. Ai është një ambasador i shkëlqyer i vlerave në botë. Unë ja për të kërkuar votën tuaj dhe për tu votuar nga ju, jo për personin tim, ato janë të njohura nga shumëkush, i bëri të njohura edhe presidenti akrtual, por të më votoni për statusquo, varfëri, e një sërë problemesh”, theksoi Fino.
Sipas tij “Duka kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare, duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq. Me keqardhje konstatoj se kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Evopë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo ti bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”.