• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FINANCUESJA E PROJEKTIT/ Banka Botërore vlerësim pozitiv për rimëkëmbjen e sektorit energjitik shqiptar
Home
Ekonomi

FINANCUESJA E PROJEKTIT/ Banka Botërore vlerësim pozitiv për rimëkëmbjen e sektorit energjitik shqiptar

18 November, 2019 k.autor Ekonomi

“Pas një sërë raporteve që e konsideronin ecurinë e përgjithshme të projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë si jo të kënaqshëm në mënyrë të moderuar, Banka Botërore që është edhe financuesja e tij, ka rishikuar vlerësimin. Në raportin e fundit të publikuar në 14 nëntor banka nënvizon se tashmë ecuria e përgjithshme e projektit është e kënaqshme në mënyrë të moderuar, pra një shkallë më lart se vlerësimi paraardhës teksa rreziku i përgjithshëm i projektit mbetet i lartë.

“Zbatimi i projektit është shpejtuar që nga rishikimi në mes të vitit. Ai po kontribuon në uljen e humbjeve të energjisë elektrike në Shqipëri duke rritur besueshmërinë në rrjetin e tensionit të mesëm në zonën e Tiranës që matet nga shfrytëzimi i kapaciteteve të nënstacioneve në përqindje. Bazuar në statusin e fundit vlerësimi i zbatimit të projektit është rishikuar në rritje duke kaluar në i kënaqshëm në mënyrë të moderuar. Ristrukturimi i projektit që përfshin zgjatjen edhe me një vit të tij është në vazhdim” thuhet në vlerësimin e BB.

I njëjti raport nënvizon se qëndrueshmëria financiare e sektorit të energjisë paraqet sfida.
“Ndërsa është bërë përparim gjatë tre viteve të fundit duke vendosur Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorin e Sistemit të T5ransmetimit një kornizë relativisht të qëndrueshme financiare, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vazhdon të përballet me një hendek financiar sidomos të vitit të thatë 2017 dhe atij 2019 me disa vonesa një Plan për Rimëkëmbjen e Financiare i miratuar nga Këshilli i Ministrave në prill 2019 mundëson orientim tek nxitësit kryesorë financiarë që mund të ndihmojnë përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE-së veçanërisht me një trajektore të uljes së humbjeve për 2018-2021 dhe një prioriotarizim të investimeve me fokus uljen e humbjeve” nënvizon BB.

Projekti për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik në vend nisi në vitin 2015 pas miratimit të një kredie me vlerë 150 milionë euro dhënë nga Banka Botërore. Projekti sipas datës origjinale pritej që të mbyllej në 30 nëntor të këtij viti por tashmë BB dhe qeveria po negociojnë për shtesën me një vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI SHQIPTAR ZBULON TË ARDHMEN/ Xherdan Shaqiri projekton largimin nga Liverpool në...
Previous article NUK NDALET/ Kylie Jenner është tani 600 milionë dollarë më e pasur

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT