Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij në Debati në Channel One”, ka folur dhe për kontratën e lobimit të PD, dhe akuzat që janë bërë për financime nga rusët.
Pjesë nga intervista
Nuk mund të mohohet që Rusia në ambicie të veta, Bosfori dhe Adriatiku.
A ka bërë përpjekje për Shqipërinë. Shtrat i ngrohte për rusofilini ka qenë Partia Socialiste. Nk kam asgjë për të fshehur këtu që unë mund të them që Kadare, i thoshte një familjari të afërt, Sofokli Lazit që agjent i KGB se dhe Kristaq Rama ishte.
Ata ishin, u shkolluan në shkolla zbulimi.
Mother Jones ka investiguar PD-në?
Mother Jones është Mother Xhorxh. Por unë të them se PD nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë faktor rusë, cilido qoftë, nuk ka marrë asnjë qindarkë, nuk ka firmos asnjë kontratë. Për të gjitha po hetohen si në Shqipëri dhe në Byron Federale të Hetimit
Ata që kanë marrë para në vitin 2013 është Edi Rama dhe partia e tij.
Arrestimet në Kukës, Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun e flet-arresteve policisë
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në arrestimet e protestuesve për rrugën e Kombit ka ndodhur dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur. I ftuar në studion e emisionit “Debati në Channel One”, Berisha u shpreh se flet arrestet iu dhanë policisë për ti plotësuar vetë.
Berisha: Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. Mbushi vetë! Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë. Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur. Flet arrestet janë një flet blloku, dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër dhe nuk kishte plotëesuar flet arrestin. Një shkelje flagrante e kushtetutës.
Qafoku: Ç’lidhje ka Rama?
Berisha: Po sepse Rama është Kryeprokuror.
Berisha: Taksa e qarkullimit e mjaftueshme për mirëmbajtën e Rrugës së Kombit, prandaj ne…
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.


