• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIME NË USHTRI/ Presidenti Donald Trump nënshkruan buxhetin rekord të mbrojtjes
Home
Nderkombetare

FINANCIME NË USHTRI/ Presidenti Donald Trump nënshkruan buxhetin rekord të mbrojtjes

14 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Me 716 milionë dollarë duhet të blihen në SHBA tanke të reja, avionë dhe anije luftarake. Por parashikohet edhe rritja e numrit të ushtarëve dhe financimi i një lloj armate për gjithësinë.

“Ky është investimi më i rëndësishëm në ushtrinë amerikane në historinë moderne”, tha presidenti amerikan Donald Trump, pas nënshkrimit të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019, në një bazë ushtarake në Fort Drum, rreth 400 kilometra në veriperëndim të Nju Jorkut. Me këto para do të zëvendësohen tanket e vjetra, avionët dhe anijet e deritanishme me modele të reja. Numri i ushtarëve do të rritet për 15.600 burra dhe gra, ndërsa rrogat e tyre do të rriten për rreth 2,6%.

Ndalimi i eksportit të avionëve tek partnerët e NATO-s

Ligji për Pentagonin parashikon edhe disa ndryshime interesante, ndër to edhe ndalimin e eksportimit të avionëve F-35 në Turqi. Ndalimi i eksportit të avionëve për partnerët në NATO është pasojë e shkallëzimit të konfliktit të SHBA me Turqinë, për shkak të ndalimit në këtë vend të priftit amerikan Andrew Brunson. Masa ndëshkuese do të mbetet në fuqi deri në vendimin e Ankarasë që të mos furnizohet me teknologji ruse. Ligji parashikon edhe kufizime të tjera të bashkëpunimit ushtarak me Rusinë.

Trumpi i ka mbrojtur njëkohësisht edhe planet e tij për krijimin e një armate për gjithësinë. “Sikur qielli, Toka dhe deti, edhe gjithësia është shndërruar në fushëbetejë”. Trumpi do që kjo armatë të jetë pjesë e ushtrisë amerikane. Forcat ushtarake për gjithësinë do ta forcojnë dominimin e SHBA ndaj konkurrentëve, tha Trump. Sipas tij, konkurrenca ka filluar ta “armatosë gjithësinë”. Trumpi ka paralajmëruar në veçanti nga Kina. Rusia po ashtu ka trupat e saj për gjithësinë, tha Trump.

Buxheti i Obamës edhe më i lartë

Zyrtarisht SHBA parashikon të ndajë 716 miliardë dollarë (627 miliardë euro) për buxhetin e mbrojtjes, që është një vlerë rekorde. Por Qendra për studime strategjike ndërkombëtare në Uashington ka llogaritur se tri buxhetet e para në kohën e Barack Obamës kanë qenë më të larta se ato të Trumpit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KISHTE FSHEHUR/ Këngëtaren e njohur nuk e kishim parë kurrë kështu... (FOTO)
Previous article EPOKA E TË SHESHTAVE/ 8 kombinime veshjesh për vajzat që NUK veshin taka

k.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT