Nezar Seiti i njohur si financieri i grupit “Habilaj” kishte kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Ndaj Seitit rëndojnë dy masa sigurie “arrest me burg”, një për qëllim ekstradimi, dhe një për hetimin e përbashket të Seitit me Saimir Tahirin dhe Habilajt.
Apeli i Krimeve te Rënda pasi shqyrtoi kërkesën e Seitit, la në fuqi masën e arrestit me burg.
Report TV ka siguruar vendimim e zgjatjes së masës së sigurisë së Seitit për qellim ekstradimin e tij por në Gjykatë ende nuk ka ardhur materiali për ekstradimin e Seitit.
Nderkohë pritet që pas pak të shprehet Apeli i Krimeve të Rënda.


