• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FINANCIAL TIMES”: Kryeministri italian ishte këshilltar i një fondi të hetuar nga Vatikani
Home
Nderkombetare

“FINANCIAL TIMES”: Kryeministri italian ishte këshilltar i një fondi të hetuar nga Vatikani

28 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

E përditshmja britanike “Financial Times” shkruan se kryeministri italian Konte ka qenë këshilltar ligjor i një fond që ishte nën hetim nga Vatikani. Sipas saj Konte ka dhënë një mendim ligjor për të favorizuar klientin pak kohë para se të bëhej kryeministër.

“Ditët e para të majit 2018 në atë kohë avokat Konte mori nga shoqëria Fiber 4.0 detyrën për të dhënë një mendim zyrtar për ushtrimin e mundshëm, nga ana e qeverisë, të pushtetit ndaj shoqërisë Retelit.

Në atë moment sigurisht që askush nuk mund të imagjinonte se disa javë më vonë një qeveri e drejtuar nga vetë Konte do të detyrohej të deklarohej për këtë çështje.”

Nis në këtë mënyrë reagimi i kryeministrisë italiane për të përgënjeshtruar çdo akuzë të mundshme për konflikt interesi, të ngritur nga një artikull i Financial Times.

Në fakt e përditshmja britanike lidh një cështje që është në analizë prej kohësh nga mediat italiane për sa i përket skandalit më të fundit në Vatikan.

Hetimet e nisura pak javë më parë përqendrohen në fondin e investimit “Athena Global Opportunities” të drejtuar nga financieri Raffaele Mincione, i cili ka marrë rreth 200 milion euro nga sekretariati i Vatikanit për një investim të diskutueshëm luksi në Londër.

Në maj të 2018-ës shoqëria Fiber 4.0, e kontrolluar nga fondi i Minciones, kishte punësuar avokatin Xhuzepe Konte për një mendim ligjor. Fiber 4.0 po përpiqej të merrte Retelit, një kompani italiane telekomunikacioni, por u mund nga dy shoqëri të huaja, një fond gjerman dhe një shoqëri shtetërore nga Libia.

Konte në mendimin e tij i dha të drejtë qeverisë që të ndërhynte për të mos lejuar që aksionistë të huaj të merrnin kompaninë. Çdo gjë ndodhte në një moment që Konte ishte kandidat për kryeministër.

Një muaj më vonë qeveria e drejtuar nga ai miratoi një dekret sipas të cilit qeveria ushtronte pushtetin e saj për të bllokuar blerjen e kompanisë italiane nga shoqëri të huaja…

Financial Times shtron pyetjen nëse Konte ishte në dijeni në atë kohë se po punonte për një fond të mbështetur nga Vatikani. Por kryeministria italiane në reagimin e saj këmbëngul se ai nuk ka qenë në dijeni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E KAMPIONIT TË BOTËS NË "HIJE"/ Mbappe krisje me Trajnerin Tuchel, sulmuesi drejt kalimit tek...
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA SPANJA/ Ja ëndrra e madhe e Perez për stolin e Real Madrid

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT