• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Finalja e Superbowl, një reklamë kushton 5 milionë dollarë
Home
Sport

Finalja e Superbowl, një reklamë kushton 5 milionë dollarë

1 February, 2018 Q.Autor Sport

Finalja e madhe e Superbowl për këtë vit ka nisur të zgjojë prej javësh kërshërinë e tifozëve se kush mes New England Patriots dhe Philadelphia Eagles, do të jetë kampioni i ri në futbollin amerikan.

Do të jenë këto dy skuadra që do diskutojnë titullin, protagoniste të një ndeshjeje që kalon kufijtë amerikanë pasi përbën në vetvete një spektakël që nuk duhet humbur.

New England Patriots kanë luajtur plot 9 herë një ndeshje të këtyre përmasave duke e fituar Superbowl 5 herë. Në kampin tjetër Shqiponjat e Filadelfias numërojnë pjesëmarrjen e tretë në finale, por asnjë triumf në muzeun e tyre. Marka nga Pensilvania është një prej 13 skuadrave të NFL që nuk i ka gëzuar kurrë tifozët me një sukses të tillë.

5 fitoret e Patriots mbajnë të gjithë firmën e superyllit të skuadrës Tom Bred që nga triumfi i parë në vitin 2001 që regjistroi një dinasti të lavdishme në sportin kaq të dashur për amerikanët. Ylli në kampin tjetër quhet Nik Fols që nuk ka luajtur kurrë më parë në një Super Boul por edhe pse askush nuk besonte te ai, ngjiti shkallët nga rezerva deri në inspirimin e Shqiponjave, raporton TCH.

Magjia e Superbowl nuk është vetëm loja në fushë por edhe e gjithë garnitura para, në mes dhe në fund të finales.

Shou në pushimin mes pjesëve do të ketë protagonist këngëtarin Justin Timberlake. Ai do të mbahet mend për surprizën që i bëri Xhenet Xhekson duke i grisur kostumin, motiv për të cilin ky event transmetohet edhe sot me disa sekonda vonesë, për të evituar shfaqje të tilla. Një spot prej 30 sekondash do të kushtojë plot 5 milionë Dollarë, çka përbën një shifër superiore nga sa fiton në një vit, një trajner elitar në NFL. Dhe gjithë ky shpenzim për vetëm pak caste famë, të dielën e 4 Shkurtit, live nga Bank Stadium në Mineapolis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dubai, vendi i “gjërave të veçanta”: Një biznesmen pagoi 9 milionë dollarë, vetëm për tabelat e veturës
Previous article VIDEO/ Zhbllokohet rezultati në 'Camp Nou', Suarez kalon në avantazh Barcelonën

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT