• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINALJA E “CONFERENCE LEAGUE”/ Veliaj: Treguam se jemi një kryeqytet europian policët dhe pastruesit janë heronj
Home
Politikë

FINALJA E “CONFERENCE LEAGUE”/ Veliaj: Treguam se jemi një kryeqytet europian policët dhe pastruesit janë heronj

28 May, 2022 s.autor Politikë

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka qenë i ftuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka folur në lidhje me organizimin e finales së Konferencë Ligës dhe përshtypjet e bilancet tashmë kur ky eveniment ka mbaruar.

Ai ka zbuluar se frika për përplasje në një kryeqytet të vogël ku tifozeritë e të dy skuadrave ishin shumë pranë njëra tjetrës ka qenë e madhe.

“Së pari doli ajo që parashikohej as nuk u anulua as nuk shkoi në Athinë apo Beograd. Kushdo që vë bast kundër Shqipërisë e ka të humbur. Ne do ecim përpara. U ndjeva mirë që tifozët ngelën të kënaqur. Besoj që nëse ne vetë nuk flasim mirë për vendin tonë, unë jam vetë kritiku më i madh, por a ka bërë ky vend progres? Ky vend nuk është perfekt por ka bërë progres. Tirana, policia doli faqebardhë. Policia ka gjurmuar në bashkëpunim me atë holandeze e romane tifozët që kishin blerë tela, thika, dara në markete. Merremi me majën e ajsbergut dhe nuk tregojmë mirënjohje. Tirana doli që ishte më e pastër se Roma”, është shprehur ai.

Si ishin orët kur pamë emocionet shumëngjyrëshe, përplasje mes tifozëve dhe policisë?

Besoja që konflikti do të ishte shumë herë më i madh, pak orë më vonë do të ketë një ndeshje në Paris.
Parisi fan zonat i kishte 13 dhe 17 km larg stadiumit. As qyteti nuk kishte dekor dhe as nuk ishin përgatitur për ndeshjen.
Tirana ku pritshmëritë nuk ishin të larta, ia tejkaloi Shkupit, Krybashkiaku i Shkupit më tha që nuk kemi bërë as 1 të 100 e Tiranës.
Këtu bëhet një derbi klasik i kryeqytetit dhe ka konflikt, ndaj frika ishte e madhe.

Ne e kemi vuajtur inferioritetin ndaj të huajve. Tani kemi një polici që nuk pyet se nga je por nëse bën gabime deportohesh. Rrugaçët e deportuar ishin çlirim nga kompleksi i inferioritetit.

Me dinjitet dhe pa modesti, jemi kryeqytet europian. Kemi ngritur një stekë por duhet ta mbajmë.

U vu re se kryeqyteti ishte i pastër edhe gjatë atyre 48 orëve, si ia dolët?

Kemi një mori heronjsh që nuk veshin pelerina. Hero është çdo polic dhe shumë prej tyre, edhe në Roterdam pati 78 të arrestuar, më shumë pra edhe se në Tiranë. Dhuna që është monopol i policisë, shkopi i gomës, arrestimi, janë monopol i shtetit, fakti që kishim më shumë policë të dëmtuar, është që deri në fund policia ishte e rezervuar në përdorimin e dhunës.

Edhe qytetarët ishin heronj. Pastruesit e Tiranës bënë një punë që unë i përulem. Qytetarët nuk gjetën një pikë pluhur dmth që arritëm nivelin e dinjitetit urban.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA PUBLIKON PLANIN E RINDËRTIMIT/ Kryeministri: Nuk duam thjeshtë të restaurojmë. Duam të ndërtojmë një…
Previous article NDARJA NGA JETA E BUJAR NISHANIT/ Erion Veliaj: Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur

s.autor

Postime të ngjashme

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT