• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Filmi “Streha mes reve”/ Regjisori Budina tregon detajet: Arti e çon Shqipërinë shumë larg, politika nuk e bën dot
Home
Kulturë

Filmi “Streha mes reve”/ Regjisori Budina tregon detajet: Arti e çon Shqipërinë shumë larg, politika nuk e bën dot

23 November, 2018 enxhi.autor Kulturë

Premiera botërore e filmit “Streha mes reve” të regjisorit Robert Budina prezantohet ditën e shpalljes së Pavarisë, në Festivalin e Kategorisë A “Tallinn Black Nights” në Estoni. Regjisori Robert Budina flet për realizimin e tij, dhe rëndësinë që ka ky prezantim i kinemasë sonë në rang ndërkombëtar.

“Si mund ta duam ne Zotin, kur nuk duam njerëzit e familjes?”. Një mesazh universal, që i përket kujtdo, është në qendër të filmit “Streha mes reve” me regji të Robert Budinës, që në datë 28 nëntor ka premierën botërore në Festivalin e Filmit të kategorisë A, Tallinn Black Nights në Estoni. Regjisori e konsideron këtë përfaqësim të Shqipërisë një arritje të jashtëzakonshme, jo vetëm sepse festivali ndiqet nga 1.1 miliard njerëz në botë, por sepse do të prezantohet në ditën e Pavarësisë. Budina flet për subjektin e filmit që është xhiruar në Veri të vendit.

“Bashkëjetesa fetare është thjesht një backraund, është vënë me qëllim për të prezantuar një vlerë të shoqërisë shqiptare. Ndërsa, në brendësi trajtohet një dramë sociale për të përcjell një mesazh shumë të thjeshtë, që nuk është feja ajo që i përçan njerëzit, por janë interesa të ndryshme që e përdorin fenë për interesa të vogla”.

Robert Budina, regjisor
Protagonist në këtë film Budina ka përzgjedhur aktorin e njohur Arben Bajraktaraj.

Arbeni është një fytyrë që përfaqëson atë zonë, është nga ajo zonë edhe në rini të vet ka qenë bari. Ka emigruar shumë i vogël edhe jeta e tij ka proceduar si një përrallë. Zgjodha Arbenin, sepse unë doja që të bëja një film në dialektin e gegnishtes. Jam i mrekulluar nga ky dialekt, që me pak fjalë t’i flet shumë. Të gjitha këto Arbeni mi përmblidhte shumë mirë. Jam shumë i lumtur, sepse ai duhet që të luajë një traumë psikologjike edhe nuk është e lehtë që ta bësh këtë me pak fjalë. Por e kisha vënë re se në filmin “Harry Potter” dhe “Taken”, që kishte një plastikë të jashtëzakonshme”.

Robert Budina, regjisor
Çfarë i shtojnë këto prezantime të filmave shqiptarë kinematografisë sonë?

“Vënë në kontakt filmin shqiptar me industrinë e madhe të kinematografisë botërore, veprën e ardhme e ke më të thjeshtë për të gjetur një bashkëproducent. Hap me tej kulturën shqiptare, je prezent në kinematografinë botërore edhe je në hartën e kinemasë. Është shumë e rëndësime që të jesh prezent për të mirëmbajtur industrinë e kinematografisë, pasi duhen edhe lekë nga vendet e tjera. Me një lekë që na jep shteti shqiptar, ne gjejmë edhe katër lekë të tjera, duke e çuar shumë larg emrin e Shqipërisë atë që politika nuk e bën dot. Është industri, punësim dhe ulje e konflikteve sociale”, tha Budina.

Filmi është bashkëprodhim me Rumaninë. Realizimi i tij ka shkuar 500 mijë euro. Ndërsa, nga buxheti gjerman distribucioni mendohet të vejë rreth 200 mijë euro. Filmi do të shfaqet në kinematë gjermane, kineze dhe janë në trantativa me SHBA-n dhe Francën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAKMARRJA PËR KAÇIFAN"/ Vrasja e shqiptarit nga efektivët, policia greke sqaron ngjarjen: Si ndodhi vrasja (VIDEO+FOTO)
Previous article AKSIDENT NË BOLIVI/ Rrëzohet avioni me 127 pasagjerë, panik në bord (FOTO+VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT