Ky mund të jetë rikrijimi më i çuditshëm i një filmi deri më sot. Në vazhdën e risjelljeve të filmave klasikë si “Ghostbusters”, “Baywatch” dhe “Jumanji”, i erdhi momenti dhe të preferuarit tuaj nga vitet ’90 “Home Alone”.
Do të punohet tërësisht nga e para si një komedi për të rritur. Deri tani, dihet se Ryan Reynolds do të jetë pjesë e projektit, por jo në rol kryesor.
Deadline raporton se Reynolds do të jetë producent i “Stoned Alone,” rikrijimi i “Home Alone” në të cilën 8-vjeçari Kevin McCallister zëvendësohet me një 20 e diçka vjeçar që konsumon marijuanë.
Fabula e filmit të ri nis pasi personazhi kryesor humbet një fluturim gjatë festave të fundvitit. 20 e diçka vjeçari e mbush kohën duke pirë bar deri sa disa hajdutë duan t’i vjedhin shtëpinë dhe i prishin planet. Kështu që, ai detyrohet të mbrojë shtëpinë teksa është tërësisht dru dhe paranojak. Interesante apo jo.
Skenari është i Kevin Burrows dhe Matt Mider. Regjia është lënë në dorë të Augustine Frizzell.



