• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Filmi holandez me temë kosovare, në garë për Ariun e Qelqtë
Home
Kulturë
Kinematografi

Filmi holandez me temë kosovare, në garë për Ariun e Qelqtë

21 February, 2018 Redaktor2 Kinematografi, Kulturë

 Filmi me metrazh të shkurtër është i vetmi film shqipfolës që konkurron në një nga garat e Berlinales.

Generation 14 Plus është së bashku me Gernation K plus gara e filmave për të rinj dhe fëmijë, trofeja e të cilës është Ariu i Qelqtë.  Ky ari jepet në Berlinale që prej vitit 1994

Kiem Holijanda, kështu e shqipton Andi, një 13 vjeçar nga një humbëtirë e Kosovës, emrin e aktores pornografike, Kim Holland, nga Holanda. Ajo është e vetmja gjë që e lidh këtë adoleshent, që çdo mëngjes shet qumësht për të mbajtur familjen, me botën e jashtme. Sigurisht edhe celulari i të vëllait më të madh, Floristit, të cilin Andi nganjëherë e përdor pa leje.

Një përditshmëri e trishtë në një fshat thuajse të braktisur të Kosovës me dy të rinj që ëndërrojnë për botën e jashtme. Kjo është pak a shumë atmosfera që mbisundon filmin 14-minutësh të regjisores holandeze Sarah Veltmeyer që konkurron në Berlinalen e sivjetme në garën “Generation 14 plus”

Veltmyer shkoi rastësisht në Kosovë dhe në kokë kishte një film tjetër, me një subjekt të ngjashëm e me dy shokë, por tek pa realitetin paradoksal të rinisë kosovare të ngujuar në mes të Evropës, e ndryshoi projektin e saj: “Ne jemi krejt të ngjashëm me njëri tjetrin, dimë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat nevoja, por është krejt ndryshe kur ti je vetëm në Kosovë dhe nuk del dot prej aty, ndërsa unë mund të udhëtoj në të gjithë botën”, thotë Veltmeyer, në një intervistë për DW.

Në rolet kryesore janë dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, i pari, më i vogli, edhe pse vetëm 15 vjeç, para tapetit të kuq të Berlinales ka shkelur atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në flimin “Shok”. Por thotë se xhirimi i filmit Kiem Holijander ishte një përvojë shumë interesante për të: “Ka qenë një film shumë interesant, sepse ne kemi punuar gjatë gjithë kohës për ta përshtatur me realitetin kosovar”,  rrëfen Andi. “Ishte një si workshop e gjithë puna që bëmë ne së bashku me Sarahn për të përshtatur skenarin, rrëfen edhe Arbnesha Grabovci Nixha”, aktorja që luan mamanë e dy të rinjve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Asad bombardon spitalet në afërsi të Damaskut, dhjetëra të vdekur
Previous article KASTRIOT DERVISHI/ Rebelimi i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe dështimi i grushtit të shtetit (Bujar Nishani kundër grupit enverist..?!)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT