• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fillon numërimi mbrapsht për ish Prokurorin e Përgjithshëm/ “PESHKU I MADH” ADRIATIK LLALLA mund të ARRESTOHET
Home
Breaking News

Fillon numërimi mbrapsht për ish Prokurorin e Përgjithshëm/ “PESHKU I MADH” ADRIATIK LLALLA mund të ARRESTOHET

25 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mund të arrestohet.

Lajmi nuk është zyrtar por qarkullon tashmë në rrethe të ngushta që po monitorojnë nga afër processin e Vettingut dhe ndikimet e tij në sistemin e drejtësisë.

Ndoshta jo rastësisht është një media gjermane që thekson rastin Llalla në një analizë botuar sot mbi procesin e Vettingut në Shqipëri.

Seksioni shqip i Deutsche Welles shkruan se ish-kryeprokurori mund të jetë “peshku i madh i parë i kapur”.

“Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë process thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera” – shkruan DW dhe shton: “Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit”.

Departamenti Amerikan i Shtetit muajin e kaluar mori vendimin që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Burime jozyrtare thonë se atij i është refuzuar kohët e fundit edhe një kërkesë e lidhur me kohëqëndrimin në Gjermani, kërkesë e cila nuk u trajtua sipas pritshmërive të tij, nga Ambasada Gjermane në Tiranë – shkruan Dita.

Gjermania është vendi ku z.Llalla udhëton shpesh për shkak të qëndrimit të familjes së tij aty.

Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha për ish- Prokurorin e Përgjithshëm.

Flitet për shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Përfliten gjithashtu transaksione financiare me persona me precedentë penalë të lidhur me krime të rënda.

Adriatik Llalla erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRUGA E KOMBIT/ Thirrja e Petrit Vasilit: Refuzojeni! Jeni në të drejtën tuaj...
Previous article Inter “djeg” Barçën, siguron dy kampionë me kosto zero

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen Aktualitet

AKSIONET E SPAK/ Reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT