“Fillon lufta mes Indisë dhe Pakistanit”, kështu raportojnë mediat ndërkombëtarë ndërsa ka raportime se ushtritë e dy shteteve po luftojnë në kufi.
Tensioni mes Indisë dhe Pakistanit ka arritur në pikën kritike mëngjesin e sotëm, kur forcat ajrore Indiane kanë bombarduar një kamp militantësh, të dyshuar si terroristë, në Pakistan.
Nga raportimet e pakonfirmuara bëhet me dije se brigada e 14-të sulmues e ushtrisë pakistaneze ka depërtuar brenda kufirit indian ku është zhvilluar edhe një betejë me takne. Po të njëjtat burime thonë se ushtria pakistaneze ka vrarë 20 ushtarë indianë dhe ka arritur të marrë kontrollin e 10 postave ushtarake pranë rajoneve Nardia dhe Balakut, raporton newsbomb.al.
Sipas Aljazeera, të paktën katër civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e fundit të ushtrisë indiane në Pakistan. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.
Mediat indiane raportojnë se të paktën pesë ushtarë të forcave indiane kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Situata më e tensionuar është në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani.
Sakaq, kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka thirrur këtë të mërkurë një takim me Autoritetin Komandues Kombëtar, i cili kontrollon arsenalin bërthamor të vendit.
Zonat e nxehta të konfliktit Indi-Pakistan



