• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fillon asfaltimi i rrugës që lidh Fierin me plazhin e Semanit, Gjiknuri: Gati për sezonin turistik
Home
Sociale

Fillon asfaltimi i rrugës që lidh Fierin me plazhin e Semanit, Gjiknuri: Gati për sezonin turistik

22 April, 2018 anxheladoko Aktualitet, Sociale

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po kryhen nga gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) për asfaltimin e segmentit rrugor që lidh Fierin me plazhin e Semanit. Kjo rrugë e cila ndodhej në gjendje shumë të amortizuar përdoret në vijimësi edhe nga banorët e më shumë se 14 fshatrave. Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

“Dua ta falenderoj kompaninë pasi kjo ishte përtej investimeve të planifikuara. Nga ana tjetër, dua të theksoj se në këtë zonë është investuar në shumë rrugë aksesi që kompania TAP ka bërë për gjithë zonën e Semanit. Realisht, infrastruktura është përmirësuar goxha. Ne po punojmë me kompaninë edhe për një investim tjetër të mundshëm në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidrovorin por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike. Këto janë pjesë të paketës së negociuar me shoqërinë TAP e cila ka qenë shumë e gatshme për të adresuar shumë nga problemet sociale të kësaj zone”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, investimet e TAP nuk janë vetëm në rrugë por edhe në ujësjellësa, në shkolla dhe realisht është një model i ri shumë i mirë për tu promovuar se çfarë mund të bëjë një kompani e huaj e madhe për impaktin social.

Rruga e Dermenasit nuk është investimi i vetëm i TAP në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. TAP ka ndërtuar në këtë Bashki rreth 8 km rrugë krejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit. Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se asfaltimi i rrugës që lidh Fierin me Semanin do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe tek sezoni turistik që pritet të fillojë shumë shpejt.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm. Në fakt është një rast tjetër i një bashkëpunimi të shkëlqyer që ne kemi patur me TAP. Investimi vjen në kohën e duhur sepse edhe pak javë na ndajnë nga çelja e sezonit të ri turistik”, theksoi Subashi.

Në rang vendi, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPERTHIMI NE FIER/ Flasin banorët: "Ishte i fuqishëm, djali bërtiste”, Ervini nuk është djal problematik por...
Previous article Çmenduria e turistit, pi drogë mbi në varrin e Pablo Escobar (VIDEO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT