Ditën e sotme (e hënë, 26 nëntor) një ngjarje e madhe pritet të ndodhë. Anija kozmike InSight do të shkëputet nga Toka për të studiuar për herë të parë brendësinë e thellë të planetit Mars, një udhëtim ky i gjatë më shumë se 300 milionë milje.
Eksplorimi do të godasë atmosferën e Planetit të Kuq me 19,800 kilometra në orë dhe do të ngadalësohet deri në 8km/h në tokën marsiane. Ngadalësimi duhet të ndodhë në vetëm 7 minuta!
Për herë të parë që nga koha kur u krijua planeti, 4.5 miliardë vjet më parë, anija Insight është dizajnuar për të realizuar në Mars një kontroll të plotë dhe të detajuar. Eksploruesi robotik do të studiojë koren, mantelin dhe qendrën e tokës marsiane.
Pse Marsin? Disa nga arsyet e këtij zbulimi të madh lidhen me misionet e mëparshme ku janë ekzaminuar karakteristika si kanione, vullkane, shkëmbinj etj.
Rreth 80 evente do të organizohen në mbarë botën për të parë live nisjen e anijes kozmike. NASA Television do të ofrojë mundësinë për shumë shikues, ndërkohë që një pjesë e mirë mund ta shohë fluturimin nëpër platformat e mediave sociale, të cilat pasqyrojnë gjithë ç’po ndodh në kohë reale.






